Sipas Entit të Statistikave të Serbisë, çmimet e konsumit qëndruan të sheshta në nëntor (0.0%). Inflacioni mujor në zero i atribuohet rënies së çmimeve të cigareve dhe produkteve të naftës, të cilat anuluan plotësisht efektin e rritjes së çmimeve të frutave dhe perimeve në çmimet e konsumit.
Inflacioni vjetor arriti deri në 2.4% në nëntor, ndërsa inflacioni bazë u rrit në 2.0%. Sipas vlerësimeve të NBS, inflacioni vjetor do të lëvizë nën kufijtë më të ulët të objektivit të intervalit të tolerancës në muajt në vijim dhe do ti kthehet kufijve të objektivit në mes të vitit 2015.