Administrata Tatimore e Serbisë ka publikuar një deklaratë përmes së cilës paralajmëron bizneset të operojnë në përputhje me rregullat tatimore që kanë të bëjnë me regjistrimin e të dhënave dhe angazhimkin e punëtorëve, ose përdnryshe do të përballen me gjoba të rënda dhe pezullime tregtare deri në 60 ditë.
Bizneset që nuk arrijnë të përgatisin raporte sipas afatit të caktuar mbi shitjet për qëllime të TVSH, ose që neglizhojnë të përdorin regjistrat e kesh-it me terminalet GPRS, rrezikojnë gjoba deri në 2 milion RSD (23, 000 dollarë) për kompanitë dhe 500,000 RSD për sipërmarrësit.
Në rastet kur punëdhënësit kanë shmangur detyrimet tatimore me mos regjistrimin e punëtorëve, gjobat do të vendosen deri në 100 për qind të tatimit të papaguar, me minimum prej të paktën 500,000 RSD për kompanitë, dhe 100, 000 RSD për sipërmarrësit.
Megjithatë, tatimpaguesit të cilët njihen si të ndërgjegjshëm do të jenë në gjendje të përfitojnë nga procedurat e thjeshtuara.