Cilët janë lojtarët e Serisë A me rritjen më të madhe të pagës në 12 muajt e fundit? Përgjigjja është e thjeshtë… I pari në renditje është Gianluigi Donnarumma.
Në vetëm një vit, për portierin e Milanit dhe kombëtares së Italisë, paga vjetore ka ndryshuar nga ajo e një të riu premtues në një top player europian. Falë rinovimit me klubin kuqezi, ai është një ndër lojtarët më të paguar të skuadrës së Vincenzo Montella. I dyti në këtë renditje është Leonardo Bonucci.
Ish-mbrojtësi i Juventusit ndjek shokun e ri të skuadrës për shkak të rritjes ekonomike, me një rritje nga 3,5 milionë në 7,5 milionë euro. Kjo rritje është e njëjtë me atë të Paulo Dybala, paga vjetore e të cilit është rritur nga 3 milionë në 7 milionë euro. Dhjetëshen e mbyllin tre futbollistë italianë: Bernardeschi, Insigne dhe Conti.
Në aspektin e ndryshimit të përqindjes, në podium ngjiten edhe dy të rinj italianë, Roberto Gagliardini e Lorenzo Pellegrini, të cilët nga janari i vitit të kaluar në verën e këtij viti janë transferuar respektivisht tek Interi dhe Roma me një rritje të ndjeshme të pagës.
Seria A, pagat vjetore të futbollistëve që ndryshuan skuadër në merkaton e verës
Sa i përket ndryshimeve të ndjekura nga lëvizjet në merkato, përmendim rastin Pavoletti dhe Palacio. Dy sulmuesit janë transferuar përkatësisht nga Napoli dhe Interi te Cagliari dhe Bologna, rrogat e të cilëve janë reduktuar në krahasim me sezonin e kaluar.
Futbollisti | Klubi i mëparshëm | 2016-2017 | Klubi i ri | 2017-2018 | Ndryshimi |
Bonucci | Juventus | 3,5 | Milan | 7,5 | 4 |
Kalinic | Fiorentina | 1,2 | Milan | 3,5 | 2,3 |
Biglia | Lazio | 1,4 | Milan | 3,5 | 2,1 |
Schick | Sampdoria | 0,4 | Roma | 2,5 | 2,1 |
Bernardeschi | Fiorentina | 1 | Juventus | 3 | 2 |
Conti | Atalanta | 0,25 | Milan | 2 | 1,75 |
Gagliardini (*) | Atalanta | 0,15 | Inter | 1,5 | 1,35 |
De Frel | Sassuolo | 0,7 | Roma | 1,8 | 1,1 |
Pellegrini | Sassuolo | 0,1 | Roma | 1 | 0,9 |
Niang | Milan | 0,8 | Torino | 1,5 | 0,7 |
Simeone | Genoa | 0,3 | Fiorentina | 1 | 0,7 |
Vecino | Fiorentina | 1 | Inter | 1,7 | 0,7 |
Borja Valero | Fiorentina | 1,7 | Inter | 2,2 | 0,5 |
De Sciglio | Milan | 1,5 | Juventus | 2 | 0,5 |
Lapadula | Milan | 1 | Genoa | 1,5 | 0,5 |
Szczesny | Roma | 3 | Juventus | 3,5 | 0,5 |
Mario Rui | Roma | 1,4 | Napoli | 1,8 | 0,4 |
Borriello | Cagliari | 1 | Spal | 1,3 | 0,3 |
Zapata | Udinese | 1 | Sampdoria | 1,3 | 0,3 |
Pavoletti | Napoli | 2,5 | Cagliari | 1,4 | -1,1 |
Palacio | Inter | 2,4 | Bologna | 0,7 | -1,7 |
Të dhëna në milion euro |
Seria A, pagat vjetore të futbollistëve që rinovuan kontratat përkatëse me klubet e tyre
I njëjti diskutim vlen edhe për rinovimin e Daniele De Rossi: qendërmbrojtësi i Romës, tanimë kapiten i skuadrës, ka rinovuar marrëveshjen me klubin më 31 maj, me një rënie të pagës vjetore.
Futbollisti | Klubi | Shifra përpara rinovimit | Shifra pas rinovimit | Ndryshimi | Data e rinovimit |
Donnarumma | Milan | 0,16 | 6 | 5,84 | 11-07-17 |
Dybala | Juventus | 3 | 7 | 4 | 13-04-17 |
Mertens | Napoli | 1,2 | 3,5 | 2,3 | 18-05-17 |
Insigne | Napoli | 1,8 | 3,6 | 1,8 | 22-04-17 |
Koulibaly | Napoli | 0,8 | 2 | 1,2 | 18-09-16 |
Rugani | Juventus | 1 | 2 | 1 | 14-12-16 |
Bonaventura | Milan | 1 | 2 | 1 | 18-01-17 |
Brozovic | Inter | 1,5 | 2,5 | 1 | 07-12-16 |
Nainggolan | Roma | 3,2 | 4,2 | 1 | 27-07-17 |
Berardi | Sassuolo | 1,1 | 2 | 0,9 | 24-08-17 |
Icardi | Inter | 3,6 | 4,5 | 0,9 | 07-10-16 |
Gomez | Atalanta | 0,8 | 1,6 | 0,8 | 12-07-17 |
Milinkovic Savic | Lazio | 1 | 1,5 | 0,5 | 14-04-17 |
Strootman | Roma | 2,8 | 3,2 | 0,4 | 29-05-17 |
D’Ambrosio | Inter | 1,2 | 1,6 | 0,4 | 07-04-17 |
Chiesa | Fiorentina | 0,07 | 0,4 | 0,33 | 14-01-17 |
Parolo | Lazio | 1,2 | 1,4 | 0,2 | 20-10-16 |
De Rossi | Roma | 6,5 | 3 | -3,5 | 31-05-17 |
Të dhëna në milion euro |