A ka mundësi që premtimi i Donald Trump për të shkundur politikën tregtare të Amerikës të shtrihet edhe në statistikat e saj?
Sipas një raporti në Wall Street Journal, diskutimet po bëhen në lidhje me ndryshimin e llogaritjes së shifrave tregtare.
Byroja e Analizës Ekonomike, organi kryesor statistikor i vendit, e quan këtë “krejtësisht të pasaktë”.
Por, në tregti, ashtu si edhe në fusha të tjera, administrata e re duket e prirë për të përdorur statistikat në mënyrën më të saktë të mundshme.
Amerika ka shitur 1.5 trilionë dollarë mallra jashtë vendit gjatë 2016, por nga ajo shumë, vetëm 0.2 trilionë dollarë u rieksportuan.
Kjo lloj tregtie është rritur duke reflektuar mbi rolin e Amerikës si qendra e tregtisë së Amerikës së Veriut. Si pjesë e eksporteve të saj të kombinuara në Meksikë dhe Kanada, rieksportet u rritën nga 12% në 20% në një periudhë kohore midis 2002 dhe 2016. Ata që përfituan më shumë nga kjo lloj tregtie ishin transportuesit e mallrave.
Por kritikët e shohin atë si rritje të zymtësisë që ka mbuluar sektorin e eksporteve në Amerikë.
Përqendrimi vetën në çështjen e rieksporteve nuk ka kuptim sepse është i gjithë sistemi tregtar që nuk është në ekuilibrin e duhur, edhe pse në sektorin e importeve janë bërë disa përmirësime të dukshme. Përjashtimi i rieksporteve do të tkurrë eksportet e regjistruara në vende të tilla si Meksika dhe Kanadaja. Nëse Amerika nuk do të ulë numrin e importeve, kjo do të rrisë deficitin e saj me to, konkretisht me 54 miliardë dollarë me Meksikën dhe 64 miliardë dollarë për Kanadanë (më shumë se trefishi i bilancit me mallrat e papërpunuara).
Pra përjashtimi i rieksporteve nga totali do ta ndihmonte Trump-in në luftën e tij kundër Meksikës. Por statistikat tregtare nuk duhet të motivohen politikisht. Ato duhet të reflektojnë realizimin e saktë të standardeve të arritura, si nga sektori i eksporteve ashtu edhe nga ai i importeve.
Statisticienët shpeshherë i rregullojnë të dhënat e rieksporteve, gjë e cila mund të maskojë tendencat kryesore. Për shembull, ata në mënyrë të vazhdueshme heqin shifrat e rieksporteve të Hong Kongut (një shifër tejet e lartë në krahasim me eksportin e brendshëm që kapi shifrën 13 miliardë dollarë) në mënyrë të tillë që të shmangin dyfishimin e eksporteve të Kinës në totalin e tregjeve botërore.
Po këto rregullime duhet të jenë të mirëmenduara, sepse nuk duhet të ndikojnë në vlerën e shtuar. Edhe pjesa e importeve është po aq e rëndësishme. Importet amerikane nga Meksika përfshijnë edhe vlerën e shtuar dhe shumë impute të tjera. Marrja parasysh e të gjithë këtyre faktorëve është shumë më e komplikuar në krahasim me lënien jashtë të vetëm njërit prej tyre.
Sipas Robert Johnson, një ekspert i tregtisë në Dartmouth College, është duke ndodhur një “revolucion i qetë” në mënyrën e të menduarit të ekonomistëve në lidhje me tregtinë.
OBT dhe Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, kanë ndërtuar me kujdes të dhënat e sakta, për të cilat administrata e zotit Trump do të jetë shumë e interesuar.
Sipas shifrave të fundit të publikuara, që përfshijnë edhe 2011, vlera e huaj e shtuar përbën 15% të eksporteve bruto të Amerikës. Në përgjithësi, një situatë e tillë kompensohet nga një rregullim në sektorin e importeve.
Rëndësia e vlerës së shtuar në marrëdhëniet dypalëshe ka një efekt shumë të madh. Por sipas të dhënave të fundit, ato nuk janë aq të larta sa edhe mund të supozohet. Sipas tyre, eksportet meksikane në Amerikë janë rreth 40%, por sipas të dhënave të fundit të nxjerra nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, ato shkojnë deri në 14%.
Por gjithsesi, një shifër e tillë konsiderohet e lartë, sidomos nëse do të marrin në konsideratë efektin dramatik që do të ketë ajo në marrëdhëniet dypalëshe Amerikë-Meksikë.
Vlera e shtuar, në marrëdhëniet dypalëshe mes Amerikës dhe Meksikës në vitin 2011, ishte 43% më e vogël se flukset bruto tregtare. Deficiti tregtar me Kanadanë do të ulej në 39%.
Por në fund të fundit, ajo që ka më shumë rëndësi nga të gjitha është bilanci i përgjithshëm dhe për ekonominë e një vendi, ajo do të përcaktohet nga faktorët makroekonomikë.