Shkup, nis Samiti i bizneseve të EJL

11/10/2017 1:52 PM 0 komente

SUMMIT 100, edicioni i 6-të i bizneseve liderë të Europës Juglindore do të zhvillohet në datën 16-17 tetor në Shkup, ku do të vendosë platformën rajonale të biznesit, me qëllim për të diskutuar potencialet dhe mundësitë që ka ky rajon në tërësi.
Fjala kryesore e këtij edicioni të SUMMIT 100 është NDËRLIDHJA, në fusha dhe nivele të ndryshme. Një nga folësit kryesorë do të jetë Komisionerja e BE-së për Transportin znj.Violeta Bullc, së cilës do t‘i bashkohen përfaqësues nga kompanitë liderë nga rajoni, si: Hidrija, ASA Grup, Fondacioni Atlas, Atlantik Grup, Gorenje, BMW, Podravka, Filip Moris, BBI, Bambi dhe shumë të tjera, por edhe përfaqësues nga institucionet ndërkombëtare financiare si Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), Banka Europiane për Investim (BEI), Banka Botërore dhe shumë përfaqësues të tjerë nga sektori i biznesit.

“Vit pas viti, SUMMIT 100 përparon dhe gjithmonë i shtohen dimensione të reja. Në Shkup do të vazhdojmë të ndërtojmë modelin tonë. SUMMIT 100 synon të bëhet një platformë akoma më e fuqishme, përmes së cilës do të konkretizohen idetë tona. Për herë të parë në historinë e këtij samiti, idetë do t’u prezantohen kryeministrave me qëllim që të krijohet një front më i gjerë bashkëpunimi në rajon,” deklaroi Znj.Jelena Radulloviq, Drejtore e Programit e SUMMIT 100.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz