Romanca mes Samsung dhe tregut smartphone ka përfunduar zyrtarisht. Konfirmimi, pas muajsh të rezultateve zhgënjyese, vjen pikërisht nga goja e kreut të marrëdhënieve me investitorët të kompanisë koreane Robert Yi, që njoftoi gjatë një takimi në Nju Jork qëllimin për të reduktuar modelet e telefonave inteligjent me 25-30% . Këtë fakt e raporton gazeta Ëall Street Journal. Nuk dihet ende me saktësi se sa dhe cilat pajisje do ti nënshtrohen reduktimit, por bëhet fjalë për një një ndryshim historik për një markë që vitet e fundit është fokusuar tërësisht në madhësinë e portofolit të produktit.
Konkurenca
Rënia prej 49% në të ardhurat neto dhe rënia në pjesën e tregut të smartphone nga 31% deri në 25, për shkak të performancës zhgënjyese të modelit Galaxy S5, në tremujorin e tretë të këtij viti kanë shkaktuar një ndërhyrje urgjente të këtij lloji. Nga njëra anë, siç u përmend, janë vështirësitë e hasura në technologjinë e përparuar, ku iPhone vazhdon të krijojë bezdi dhe konkurrentët kinezë fillojnë të shfaqen me zgjidhje interesante në çmime më të ulta. Nga ana tjetër është pikërisht segmenti i smartphone ekonomik ai që ka shkaktuar pakënaqësitë më të rëndësishme, me të njëjtët kineze udhëhequr nga Xiaomi dhe Huaëei dhe superioriteti i krijuar nga lindja e mostrës me dy koka Lenovo-Motorola.
‘Samsung ka një seri të produkteve të vjetra që nuk pëlqehen më me ekrane tepër të vegjël dhe performancë shumë të dobët. Kinezët kanë produkte më të mira në çmime më të ulta, ‘konfirmoi analisti i Bernstein Research, Mark Neëman në Financial Times pak javë më parë. Parashikimet për vitin 2015 ‘kapërcejnë’ dozën duke identifikuar në ekonomitë në zhvillim protagonistët absolute të dhjetë vendeve më aktive për shitjen e telefonave celularë të lidhur në Rrjet. Tregu do të rritet gjatë 12 muajve të ardhshëm me18%, por për të qenë konkurrues duhet shfrytëzuar një tip i ri përdoruesi.
Samsung në të vërtetë duket se e beson këtë deri në një pikë të caktuar dhe preferon të punojë prapa skenave: daton në fillim të tetorit lajmi i investimeve në ndërtimin e një fabrike të re gjysmëpërçuesish në jug të Seul për të përmbushur kërkesat e krijuara nga shpërthimi i veshjeve të teknologjisë dhe ‘Internet of things’(i referohet zgjatimit të internetit në botën e objekteve dhe të vendeve konkretë). ‘Do ndihmojë Samsung të zvogëlojë shpenzimet, gjë që është thelbësore për të stabilizuar fitimet,’ tha analisti i Evercore, Robert Cihra ISI. Fitime që në tremujorin e tretë prekën nivelin më të ulët që nga fundi i vitit 2008, përpara fillimit të epokës së Galaxy (që ka filluar në qershor të vitit 2009). Kthimi në ato periudha të lavdishme duket i pamundur, tanimë ka ardhur koha për të kufizuar dëmet.