Qasja femërore
Në takime ku diskutohen ide dhe plane, ato me impaktin më të fuqishëm udhëheqin mënyrënse si përparon kompania me objektivat e saj aktuale dhe të ardhshme. Si një femër që ‘farkëton’ rrugën e saj në një botë ende shumë të populluar me meshkuj, kjo është disi e frikshme. Si mund të filloni dhe ndikoni ata që duken të vendosur për të luftuar çdo argument tuajin?
Duke lënë mënjanë ata që nuk do të përkulen thjesht sepse janë kokëfortë, te dini se si të influenconi te tjerët që të mbështesin vizionin tuaj nuk është dhe aq e vështirë.
Besoni tek mesazhi juaj
Nga shumë mënyra për t’iu qasur situatës, pasioni, mbi të gjitha, është burimi më i madh i pushtetit.
Kujtoni oratorët dhe interpretuesit e mëdhenj. Më të mirët kanë besim të patundur në atë që bëjnë. Kjo më pas rrezaton direct tek audienc, duke i tërhequr ata dhe duke influencuar mbi mënyrën se sa pozitivisht apo negativisht ata e perceptojnë diçka. Si një sipërmarrës, kjo është thelbësore, pasi shumica e ëndrrave tuaja janë të paprovuara, që kërkojnë investime të plota nga ju përpara se dikush të ndjehet mjaftueshëm i sigurt për t’u bashkuar.
Përgatituni, përgatituni, përgatituni
Nëse nuk keni marrë pjesë në debate bëjeni. Pa dyshim, se do të ketë pyetje dhe argumente kundër prezantimeve tuaja dhe të dini se si ti mbroni planet tuaja është gjysma e betejës.
Ndërkohë që shumë interpretues dhe prezantues kanë një karizëm të brendshme, kjo nuk është arsyeja e suksesit të tyre.
Nëpërmjet hulumtimeve dhe përgatitjes, ju mund të ndërtoni mbrojtje kundrejt çdo pyetje të menduar që më parë. Kjo gjithashtu do ju mundësojë të zbuloni dobësitë dhe ti korrigjoni ato në mënyrë që vizioni juaj të qëndrojë i paepur përballë rrezultateve të parashikueshme. Nëse keni preobleme me pasinonin, këtë do e përcillni edhe tek të tjerët.
Njihuni me audiencën tuaj
Skunder u përmend edhe më siper, femrat sipërmarrëse në përgjithësi janë përballë një ‘trupe’ tërësisht mashkullore të punësuarish. Në vend që të dënoni padrejtësinë e tyre, përdoreni këtë në avantazhin tuaj. Studioni se si mendja mashkullore i vlerëson idetë. Merrni kohë për të kuptuar se kush është informacioni që do ngjallte interes në audiencë. Duke gllabëruar vëmendjen e tyre dhe duke e mbajtur fort pas vete përmes asaj cka ata e konsiderojnë si një paketë e dobishme informacioni, ju i angazhoni ata, duke bërë perspektivën tuaj shumë më të vlefshme dhe argëtuese.
Ka persona që argumentojnë se një gjë e tillë si ndikimi është i pamundur të arrihet pa talent natyral, por kjo nuk është e vërtetë. Ndërkohë që shumë interpretues dhe prezantues kanë një karizëm të brendshme, kjo nuk është arsyeja e thjeshtë e suksesit të tyre.
Njohuritë për publikun janë faktorë të rëndësishëm për sukses apo dështim, dhe për femrat, kjo nuk ndryshon. DNdermarrja e rrugës se vështirë të një sipërmarrëse femër apo udhëheqësi në një kompani ia shton rëndësinë studimit të artit për të ndikuar të tjerët që të dakordojnë me linjën e planeve tuaja. Pasi të arrini këtë, nuk ka pa dyshim asnjë ëndërr që nuk mund të bëhet realitet.