Si të keni gjithmonë me vete skuadrën fituese

14/04/2017 12:27 PM 0 komente

Nuk ka punonjës perfektë. Nuk ka skuadër perfekte. Nuk ka drejtues perfekt. Ka vetëm mënyra të ndryshme për të pasur menaxhimin e duhur që gjithmonë të keni me vete ekipin fitues.

Por për të pasur një ekip pune të suksesshëm dhe gjithmonë fitimtar,  ju duhet të dini si të balanconi dhe të mos përqendroheni aspak në arritjen e “perfektes” sepse jo vetëm që nuk do ta arrini, por edhe mund të ketë pasoja krejtësisht të kundërta nga ato që prisnit.

 

  1. Suksesi është i të gjithëve

Si drejtues i një skuadre, ju duhet të kuptoni se nëse ajo është e suksesshme, atëherë suksesi nuk është vetëm i juaji por i të gjithë pjesëtarëve të skuadrës. Prandaj juve duhet t’u krijoni atyre hapësirën dhe mundësitë e duhura që ata të rriten profesionalisht.

  1. Bashkëpunimi

Secili nga pjesëtarët e skuadrës suaj ka pikat e tij të forta si dhe ato të dobëta, por pikat e dobëta të njërit prej punonjësve tuaj mund të jenë pikat e forta të një tjetri dhe nëse ju arrini që të krijoni një skuadër ku të bashkëpunojnë që të dy punonjësit e mësipërm, atëherë skuadra juaj do të jetë padyshim e suksesshme.

  1. Mbështetja

Nuk është çudi që të bëhen gabime, ato mund t’i ndodhin kujtdo, madje edhe punonjësve më të mirë. E rëndësishme në këto raste është që ju ta mbështesni skuadrën tuaj, në mënyrë të tillë që të krijoni një ambient pune pozitiv. Një gjë e tillë do t’i bëjë ata që të rrezikojnë për të arritur rezultatet më të larta, sepse edhe në rast të një dështimi të mundshëm, do ta dinë që do të kenë mbështetjen tuaj.

  1. Secili duhet të jetë vetvetja

Si drejtuesi i një skuadre ju duhet ta mbështesni dhe ta inkurajoni atë. Sigurisht që ju do të mundoheni që të vendosni secilin prej tyre në shinat e duhura, por nuk duhet të harroni gjënë më të rëndësishme, lirinë. Nëse doni që të keni një skuadër e cila do të jetë e suksesshme, atëherë ju duhet t’i jepni secilit prej anëtarëve të saj lirinë e duhur.

  1. Jepini hapësirat e duhura

Nuk ka asgjë më të keqe sesa një mjedis pune në të cilin ju të ndiheni në presion dhe në trysni të vazhdueshme. Kjo do të ndikojë negativisht edhe në vijueshmërinë e punës dhe mbi të gjitha mund të ndikojë në uljen e produktivitetit të punonjësve si pasojë e stresit. Jepini secilit punonjës hapësirat e duhura, në mënyrë të tillë që ata të ndihen sa mirë dhe rezultatet pozitive do të jenë të dukshme në shumë pak kohë.

  1. Vlerësojeni skuadrën tuaj

Ky është edhe një prej faktorëve më të rëndësishëm nëse doni që të keni një ekip pune shumë të suksesshëm. Suksesi nuk janë domosdoshmërisht i lidhura me lumturinë e punonjësve në pune, sepse ata mund të jenë të suksesshëm por nuk janë të lumtur në ambientin në të cilin punojnë. Një nga arsyet që mund ta shkaktojë një gjë të tillë është mungesa e vlerësimit, prandaj duhet të tregoheni gjithmonë të kujdesshëm që të vlerësoni skuadrën tuaj, sepse një skuadër e vlerësuar është një skuadër e motivuar. Një skuadër e motivuar është gjithmonë në kërkim të sukseseve të radhës.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz