E-mail janë të rëndësishme; disa menaxherë punësimi dhe rekrutues i injorojnë ata, por të tjerët i mirëpresin. Pse ta provoni? Ata ju japin mundësinë për të treguar aftësitë tuaja të komunikimit, të drejtojni vëmendjen e menaxherëve të punësimit apo të rekrutuesve ndaj arritjeve dhe fakteve të rëndësishme, dhe të shtoni detaje që nuk mund të jenë të përshtatshme për CV tuaj (për shembull, gamën në të cilën varion paga nëse kompania e kërkon këtë informacion si pjesë të aplikimit tuaj).
Një e-mail normalisht është një faqe i gjatë dhe duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm pak a shumë sipas kësaj renditje:
- Informacioni juaj i kontaktit: Sigurohuni që ai të përputhet me informacionin e kontaktit në CV tuaj.
- Adresa e kompanisë: Kontrolloni me kujdes këtë informacion, sidomos drejtshkrimin e emrit të kompanisë.
- Çdo identifikues të kërkuar nga kompania: Kjo është opsionale dhe mund të përfshijë një numër identifikimi të vendit të punës ose adresën se ku e keni gjetur reklamën apo njoftimin për punë (për shembull, një ëebsite apo gazete).
- Përshëndetje: Përdorni emrin e personit që do të marrë CV tuaj në qoftë se ju keni njohuri lidhur me këtë
- Ndërsa shkruani: shkruani një ose dy fjali ku shpjegoni se po i përgjigjeni një reklame ose po ndiqni një rekomandim dhe përmendni titullin e punës rreth së cilit jeni të interesuar. Shpjegoni se pse po shkruani; për shembull, ju pëlqen kompania dhe / ose ju keni aftësitë e veçanta të kërkuara nga kompania dhe / ose ju keni përvojën nga e cila do të përfitonte kompania.
- Përzghidhni arritjet e kaluara: Këto duhet të jenë arritje të mëdha të lidhura ngushtë me punën që ju dëshironi. Si në rast se përdorni shenja identifikuese apo shkruani thjesht një paragraf të shkurtër, infromacioni duhet edhe një herë të përputhet me CV tuaj.
- Falënderoni shkurt marrësit për kohën e tyre: Ky është edhe moment ku ju duhet të shfaqni dëshirën tuaj për një intervistë personale apo qëllimin tuaj.
- Nëshkrimi: Nnëshkrimi profesional përfshin ‘Sinqerisht’ dhe ‘Përzemërsisht’.
Ndërsa e-mail duhet të shkruhet në vetën e parë, përpiquni të shkruani në mënyrë që të mos filloni çdo fjali me ‘Unë.’ Shmangni një shifër specifike për rrogën, kërkesa gjeografike apo të tjera; kompanitë preferojnë të punësuarit të cilët janë fleksibël dhe të arsyeshëm. Megjithatë, e-mail është një vend i mirë për të përmendur qëllimin dhe disponoimin tuaj për të levizur apo udhëtuar apo cdo rrethanë tjetër të vecantë.