Stresi i punës mund të na bëjë “të padurueshëm” me sjelljen ndaj partnerëve tanë, ose të lëmë pas dore angazhimet tona në shtëpi, duke krijuar një cikël ankthi jashtë zyrës, që e bën presionin e punës edhe më të vështirë për t’u përballuar.
Këshilla për të përballuar stresin e punës në çift:
– Përpiquni të kuptoni se ju dhe partneri juaj mund të keni mënyra të ndryshme për t’u përballur me stresin, duke qenë njerëz të ndryshëm. Asnjë nga mënyrat nuk dominon tek tjetra, ndaj mundohuni të gjeni mënyra për t’u ‘harmonizuar’ më njëri-tjetrin. Për shembull, lejoni partnerin që mund të ketë përjetuar ‘kohë joproduktive’ pas punës, të qetësohet i vetëm për 30 minuta, por organizoni një event më vonë që të marrë argëtimin e duhur.
– Kurrë mos krahasoni nivelin e stresit me partnerin tuaj. Mësoni thjesht të dëgjoni dhe të ofroni ndihmë. Tregoni ndjeshmërinë edhe në mesin e vetë stresit tuaj, duke shmangur krahasimet apo gjykimet e drejtpërdrejta. Secili partner është një i barabartë në lidhje dhe të gjithë faktorët stresues janë të vlefshëm për të dy.