Sheshi Skënderbej në kryeqytetin e Shqipërisë përfaqëson qendrën sociale dhe kulturore të qytetit. Kështu e nis artikullin SiViaggia.it, e cila pas promovimit të plazheve të Sarandës e kthen vëmendjen ndaj kryeqytetit shqiptar, sipas të cilës përmasat e këtij qyteti dhe ajo çfarë përfaqëson janë vërtet të konsiderueshme, duke qenë se ka kaluar edhe shumë vite nën regjimin komunist. Si Viaggia.it e konsideron destinacion “lowcost” Tiranën dhe shton se qendra është më së miri e përfaqësuar me monumentin e një heroi kombëtar, që ka mbrojtur ballkanasit nga perandoria otomane.
Kulla e orës që shqiptarët e quajnë “Sahati”, i bën përshtypje italianëve, të cilët e listojnë në vendet për t’u shikuar. Është ndërtuar në vitet 900 dhe rikonstruktuar në 1820, kulla është 35 m e gjatë dhe i jep hijeshi qytetit. Ajo u dëmtua gjatë luftës së dytë botërore, por u rikonstruktua sërish.
Afër sheshit Skënderbej, artikulli vijon se ndodhet Xhamia Ethem Bej. Ka nisur të ndërtohet në 1794 nga Mulla Bej dhe më pas, është përfunduar në 1821 nga i biri, që mori edhe emrin.
Është një ndër ndërtimet më antike padyshim dhe xhamia më e bukur e vendit. Nga dimensionet është modeste, por mban një vlerë arkitekturore dhe të kohës.
Pallati i Operas dhe i Baletit, një qendër e kulturës së qytetit. Ai është teatri më i madh në vend dhe shërben si organizues aktivitetesh kulturore. Si ndërtim është i kohëve modern por i vendosur nga regjimi i dikurshëm komunist që të ishte disi ndërtim lindor. Ka stil linear dhe pak thyerje.
Piramida, gjendet më poshtë qendrës dhe përfaqëson një ndërtim të 1987, në ndër të liderit të Republikës Popullore, Enver Hoxha. Arkitektura është modern, futuriste, në kontrast me ndërtesat e tjera afër.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.