Produktet ushqimore që gjenden në tregun tonë, janë të sigurta, pasi që ato i nënshtrohet një kontrolli të rreptë.
Kështu pohon një intervistë për KosovaPress Valdet Gjinovci, kreu i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës, duke shtuar se siguria ushqimore në Kosovë, është nënkontroll dhe se janë të pakta rastet kur kanë hasur shkelje dhe biznesi është detyruar të mbyllet.
“Të gjitha produktet ushqimore, të cilat prodhohen nga ana e përpunuesve dhe prodhuesve vendorë por edhe të gjitha prodhimet që importohen nga jashtë, i nënshtrohen një kontrolli të detajuar, ashtu siç edhe ligji e kërkon. Dhe nuk lejohen të importohen apo tregtohen, produkte që nuk i plotësojnë kushtet, kriteret dhe standardet e sigurisë ushqimore, me qëllim të përdorimit të konsumatorëve dhe në këtë drejtim, të gjitha produktet ushqimore, që përdoren nga ana e konsumatorëve, i nënshtrohen një kontrolli të detajuar dhe janë të sigurta për konsum. Pra në kuadër të kësaj të gjitha ato produkte ushqimore që konsumohen, janë të sigurta për përdorim”, thotë ai.
Duke folur për monitorimin që i bëhet tregjeve tona, me qëllim që qytetarëve të mos iu servohen produkte me afat të skaduar, të cilat mund të rrezikojnë dhe jetën e tyre, ai thotë se ka raste të tilla, kur hasin në produkte të dyshimta, por ato janë minore. Por nuk përjashton rastet kur bizneset janë detyruar të mbyllen, për shkak se kushtet e sigurisë ushqimore, nuk janë plotësuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.