Bashkimi Evropian ka konkludura se Fondi prej 2.5 milionë euro për Shqipërinë nuk është shfrytrëzuar për shkak të cilësisë së pamjaftueshme të aplikimeve dhe riskut të lartë potencial të tyre (The Albanian guarantee fund of € 2.5 million has not been used, due to the insufficient quality of the applications and their high potential risk).
Ky është një ndër konkluzionet e Komisionit Evropian në fushën e sipërmarrjes dhe parimeve të politikës industriale të ligjit për biznesin e vogël. Sipas progres raportit duhet të forcohet bashkëpunimi mes QKR-së dhe Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit pa dhënë shkaqe se përse duhet të rritet bashkëpunimi. Progres ka patur nga inspektoriati qëndror që ka vendosur portalin e inspektimeve elektronike dhe ka paisur inspektorët me paisje inspektimi të lëvizshme. Gjithësesi sistemi i inspektimeve duhet të forcohet. Gjithashtu Komisoni Evropian tërheq vëmendjen se stategjia për zhvillimin industrial, sipërmarrjen, zhvillimin e biznesit dhe investimet ende nuk është zbatuar.
Lidhur me instrumentet e politikës industriale, financimit dhe mbështetjes së biznesit të vogël dhe të mesëm-SME) një linjë krediti prej 15 milionë euro nga qeveria italiane për vendet e Ballkanit Perendimor. Gjithësesi aksesi i SME-ve në kreditim mbetet një problem. Fondi prej 2.5 milionë euro për Shqipërinë nuk është shfrytrëzuar për shkak të cilësisë së pamjaftueshme të aplikimeve dhe riskut të lartë potencial të tyre.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve vazhdon te mbështes nxitjen e biznesit dhe koordinimin e pjesëmarrjes në rrjetin evropian të sipërmarrjes por kapacitetet e agjencisë kanë nevojë të forcohen.
Lidhur me politikat sektoriale, qeveria ka lançuar reformën në fushën e turizmit, energjinë dhe bujqësinë. Legjislacioni rregullator për pronësinë shtetërore të tokës dhe orientimin drejt turizmit është adoptuar në Korrik. “Ligji i ri për turizmin dhe draft strategjia e zhvillimit të turizmit ende nuk është zbatuar”, përfundon raporti i Komisionit Evrpian.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.