Shumica e ekonomistëve gjermanë janë kundër daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian (BE).
Sipas anketës “Paneli i Ekonomistëve” të bërë nga Instituti i Hulumtimit Ekonomik me qendër në Mynih, 85 për qind të pjesëmarrësve e kundërshtuan “Brexit”, ndërsa 10 për qind e mbështetën atë.
Nga ana tjetër 54 për qind të pjesëmarrësve në sondazh thanë se Brexit do të shkaktojë disavantazh “të fuqishëm” ekonomik për Anglinë, ndërsa 32 për qind mendojnë se kjo gjendje mund të shkaktojë “disa” vështirësi ekonomike.
Në rastin e një “Brexit” të mundshëm, ekonomia gjermane do të përjetojë vetëm probleme të vogla, u përgjigjën 65 për qind e të anketuarve, ndërsa 12 për qind u shprehen se kjo gjendje mund të shkaktojë disavantazhe të fuqishme.