Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme e Administrimit të Aeroporteve Shtetërore (DHMI) të Turqisë, numri i udhëtarëve që kanë përdorur aeroportet “Ataturk” dhe “Sabiha Gökçen” të Stambollit në 4 muajt e parë të vitit është rritur në 32 milionë e 218 mijë.
Nga këto dy aeroporte për periudhën në fjalë janë realizuar 220 mijë e 746 fluturime, ose 15 mijë e 84 fluturime më shumë krahasuar me trafikun ajror në të njëjtën periudhë të vitit 2017./ TRT TURKEY