Shprehja e famshme “ merrni të gjithë kohën e nevojshme për të punësuar dikë dhe mos u mendoni dy herë për ta pushuar atë” ëshë një prej shprehjeve më kuptimplota për shumë kompani në mbarë botën. Nëse ju do të tregoheni të kujdesshëm përpara se të merrni dikë në punë, duke parë të gjithë potancialin e mundshëm që ky punonjës mund të ketë, mënyrën e të punuarit, aftësistë, etj, atëherë mundësitë për të gabuar padyshim që do te jenë shumë të vogla.
Sa më pak gabime që të bëni kur të punësoni dikë, do të thotë njëkohësisht më pak kohë e çuar dëm dhe më pak para të shpenzuara kot.
Edhe pjesa e dytë e shprehjes, për të mos u menduar dy herë që të pushoni dikë nga puna, është gjithashtu shumë kuptimplotë për shumë kompani. Kjo teori mbështetet në faktin se nëse ju nuk e pushoni dikë mënjëherë sapo e kuptoni se puna e tij çalon, atëherë ai do të kthehet në “mollën e kalbur” të kompanisë suaj. Por, ky proces është gjithashtu shumë më i vështirë se ai i të punësuarit të dikujt. Nëse sdoni të bëni gabime dhe të punësoni njerëzit e duhur për të krijuar ekipin perfekt të punës, ja se ç’duhet të bëni:
1. Duhet të jeni ju në rradhë të parë sa më të qartë për llojin e punonjësit që kërkoni
Kjo është nëj prej strategjivë që disa prej kompanive më të mëdha ndjekin. Përpara se të nxirrni njoftimin për një vend vacant pune, ju vetë si menaxher duhet të jeni të qartë për llojin e punonëjsit që kërkoni, vetëm në kët ëmënyrë mundësitë për të gabuar reduktohen.
2. Duhet të tregoheni sa më të specifikë
Rradhitini të gjitha kërkesat që keni për kanditatin që do të punësoni në një listë, duke filluar nga edukimi, trajnimet, cilësi të personalitetit etj. Në vend që të tërhqni kandidatët e gabuar, duke shkruar gjithçka që ju kërkoni që kandidati që do të punosi të ketë, do të dalë patjetër ndonjë që të thotë: “Po, ky jam unë”.
3. Intervistë inteligjente
Është e pamundur, që në intervistën e parë ju të përcaktoni se cili është kandidati i duhur për pozicionin vakant që ju keni në kompaninë tuaj, prandaj këshillohet që ën intervistën e parë ju të zbuloni sa më shumë të keni mundësi për kandidatin e mundshëm. Mos harroni gjithashtu të verifikoni rekomandimet, në momentin që mendoni se keni gjetur kandidatin e duhur.
4.Intervistoni më shumë se një person, ndërsa kandidatin potencial intervistojeni më shumë sesa dy herë
Sa më e vogël të jetë kompania që ju drejtoni aq më të kujdesshëm duhet të tregoheni me personat që punësoni, sepse ata nuk duhet të jenë vetëm punonjës të kualifikuar por edhe punonjës me të cilët ju mendoni se mund të kaloni ne harmoni pjesën më të madhe të ditës. Kurrë mos punësoni dikë që në intervistën e tij të parë. Mundohuni që me kandidatin potencial, jut ë zhvilloni më shumë se dy intervista. Kjo do t’ju ndihmojë juve që të mos investoni në kandidatin e gabuar, duke e pushuar atë nga punë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe.