Raporti i Bankës së Anglisë tregon se pagat do të rriten mbi inflacionin në të gjithë sektorët përveç ndërtimit, pas Brexit, shkruan The Guardian.
Punëtorët britanikë do të kenë rritjen më të madhe të pagave në një dekadë, sipas parashikimeve të agjentëve të Bankës së Anglisë, pasi paga minimale po rritet dhe mungesa e stafit më në fund do të fillojë të ngrejë pagat mbi inflacionin.
Kompanitë parashikojnë të rrisin pagën prej 3.1% në 2018, krahasuar me 2.6% vitin e kaluar, sipas sondazhit më të fundit të punëdhënësve të sektorit privat nga rrjeti i agjentëve të Bankës në të gjithë vendin. Gjithsej 368 biznese iu përgjigjën vrojtimit të kryer në mes të nëntorit të kaluar dhe mesit të janarit, duke llogaritur 845,000 punonjës në Mbretërinë e Bashkuar.
Treguesit e hershëm për rritjen e pagave në raport, të cilat mbikëqyren nga afër nga ana e përcaktuesve të normave në komitetin e politikës monetare të Bankës, sugjerojnë se pagat do të fillojnë të rriten mbi normën e inflacionit, që ishte 3% në janar. Studimi vuri në dukje rritjen e pagave në të gjithë sektorët, duke përjashtuar sektorin e ndërtimit, i cili ka rënie të përqindjes së punësimit, që nga votimi i Brexit.
Guvernatori i Bankës, Mark Carney, ka argumentuar se rritja e pagës së punëtorëve duhet të fillojë të ushtrojë presion mbi inflacionin këtë vit, duke kompensuar një rënie graduale të rritjes së çmimeve, pas referendumit të BE, kur rënia e papritur e paundit e ngriti koston e importit të ushqimit dhe karburantit në Britani.