Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet rubrikës së këshillimit, ka informuar tatimpaguesit me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person Fizik me xhiro 2 deri në 5 milionë lekë”.
Person Fizik, quhet një individ i cili kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë.
Personi Fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Nëse një Person Fizik, ka një xhiro vjetore të biznesit nga 2 deri në 5 milionë lekë, ai është subjekt i TVSH-së, dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse i ka si përgjegjësi tatimore), si dhe ka detyrimin për të deklaruar Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin. Për këtë kategori Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin është me shkallë 0%.
Kujdes:
-
Përgjegjësitë tatimore fillojnë nga data e regjistrimit në QKB.
-
Verifiko dhe qartësohu për përgjegjësitë tatimore të listuara në kategorinë “Profili im”.
-
Deklarimet për detyrimet tatimore bëhen vetëm nëpërmjet kësaj llogarie elektronike.
-
Nëse ke probleme gjatë regjistrimit dhe përdorimit të llogarisë tuaj elektronike:
-
a) Telefono Qendrën e Thirrjeve të DPT në numrin e telefonit 0800 00 02;
-
b) Merr udhëzime drejtpërsëdrejti në seksionin “live chat” të këtij shërbimi;
-
c) Paraqitu personalisht pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore (DRT), ose kliko në faqen e DPT
Në marrëdhënie me Administratën Tatimore ke të drejtë për:
- Informim dhe sqarim për legjislacionin;
- Ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave tua;
- Marrje njoftimi paraprakisht për aktet që lidhen me detyrimet tatimore;
- Kontrolle tatimore në kohë të arsyeshme, në vendin e duhur dhe brenda afateve të ligjit;
- T’u dëgjuar para marrjes së vendimeve që lidhen me biznesin tënd;
- Të marrë informacion nga dosja jote tatimore; g. Përfaqësim me persona të autorizuar prej teje;
- Ankimim ndaj veprimeve dhe mosveprimeve të administratës;
- Një shqyrtim të pavarur administrativ të ankesave të bëra;
- Marrë ose printuar nga sistemi elektronik (e-albania) vërtetime për:
- Përgjegjësitë tatimore;
- Detyrimet e paguara;
- iii. Pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore;
- Xhiron e 3 viteve të fundit;
- Statusin si tatimpagues (aktiv, pasiv) dhe afatet konkrete për secilin rast;
- Posedim mjeti.
- Për regjistrim të investitorit;
- Për kontributet e paguara për individin;
- Vërtetim për individë të paregjistruar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.