Gjate priudhave te renies ekonomike, shumë kompani marrin masa drastike për të shmangur humbjen e parave. Por serish është e mundur të fitosh para edhe në kohë të vështira. Provoni këto tre taktika:
- Ulni çmimet. Me krijimin e një raporti më të mirë vlerë- çmim, ju mund të tërhiqni më shumë klient. Ju nuk nevojitet të reduktoni domosdoshmërisht çmimin tuaj ‘zyrtar’; prezantoni promovime sikundër janë uljet ose dy-për-një.
- Prezantoni produkte më të lira. Zbuloni se cilat karakteristika dhe përfitime mund të ‘deduktohën’ nga produktet tuaja për të ofruar një version me kosto më të ulët.
- Shtoni përfitimet. Ofroni transport pa pagesë ose një politikë më bujare të kthimit të produktit. Kjo ka të ngjarë të jetë faktori vendimtar për një klient ‘skeptik’.