‘Më fal i/e dashur të kam tradhtuar. Por nuk është faji im. I gjithë faji është i ADN-së! ‘. Të pabesët e të gjithë botës do të mund të përdorin këtë justifikim për të justifikuar ‘rrëshqitjet’ e tyre. Sipas një studimi të kryer nga një grup i studiuesve australianë nga Universiteti i Queensland, drejtuar nga Brendan Zietsch, në fakt, 63% e sjelljes së pabesë tek meshkujt dhe 40% tek femrat mund të jetë e lidhur me ndërhyrje gjenetike. ADN-ja, me pak fjalë na vë ‘stërkëmbcin’ dhe na shtyn drejt tradhtisë. Në vecanti, ekipi ka identifikuar tek femrat një gjen të vetëm variacionet e së cilit mund ti bëjnë ato për të predispozuara ndaj pabesisë në cift.
Në një hulumtim të raportuar nga e Sunday Telegraph, Zietsch dhe kolegët ekzaminuam të dhëna relative tek 7.300 binjakë në moshën 18 – 49 vjeç, të gjithë të angazhuar në marrëdhënie të gjata. Nga kampioni, 9.8 % e meshkujve dhe 6.4 % e femrave kishin pasur dy ose më shumë partnerë seksualë në 12 muajt e mëparshëm. Shkencëtarët krahasuan zakonet e vërejtura si tek dy binjakët identik, që ndajnë të gjithë trashëgiminë gjenetike, si tek ata që nuk ishin identik, me ADN të ndryshme. Përmes modeleve të analizës specifike, mmundën të analizojnë se kur lidheshin diferencat e sjelljes me pajisjen genetike. ‘Studimi ynë’, përfundon Zietsch, ‘demostron qartëisht se pasuria genetike e personave influencon masën në të cilën janë të prirur për të pasur raporte seksuale jashtë lidhjes zyrtare.’