Të shumëpunësuarit, ja sa sigurime shoqërore duhet të paguajnë

15/01/2018 11:00 AM 0 komente

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve  në një udhëzues të posaçëm sqaron masën e kontributit për sigurime shoqërore që të dy punësuarit ose ne me shume se dy pune duhet të paguajnë.

Llogaritja dhe deklarimi i kontributeve mujore, pёr personat qё janё ekonomikisht aktivё nё mё shumё se njё subjekt juridik ose fizik bёhet si mё poshtё:

a) Kur i njёjti person ёshtё ekonomikisht aktiv nё dy ose mё shumё subjekte dhe nё secilin prej tyre merr pagё mё tё lartё se paga minimale, llogaritja e kontributit tё sigurimit shoqёror dhe sigurimit tё kujdesit shёndetёsor ёshtё e detyrueshme pёr çdo subjekt. Nё kёtё rast, llogaritja e kontributit tё sigurimit tё kujdesit shёndetёsor bёhet sipas pagёs pёrkatёse, qё merr nga secili subjekt, ndёrsa masa e llogaritur e kontributeve tё sigurimeve shoqёrore, nё total tё jetё jo mё shumё se kontributi i llogaritur mbi pagёn maksimale;

b) Kur i njёjti person ёshtё ekonomikisht aktiv nё dy ose mё shumё subjekte, dhe nё njёrin prej tyre paga ёshtё mё e vogёl se paga minimale, llogaritja e kontributit tё sigurimit shoqёror dhe sigurimit tё kujdesit shёndetёsor ёshtё e detyrueshme pёr çdo subjekt. Nё kёtё rast, llogaritja e kontributit tё sigurimit tё kujdesit shёndetёsor bёhet sipas pagёs pёrkatёse, qё të jetё jo mё shumё se kontributi i llogaritur mbi pagёn maksimale.

Pёr tё ardhurat e pёrfituara nga individёt nga punёsimi nё dy apo mё shumё punёdhёnёs, referuar dispozitave ligjore nё fuqi, secili punёdhёnёs ku ёshtё i punёsuar punonjёsi llogarit, mban dhe derdh nё llogari tё organeve tatimore tatimin mbi tё ardhurat personale nga pagat dhe shpёrblimet nё lidhje me marrёdhёniet aktuale tё punёsimit.

Në kuptim të Kodit të Punës, kur dy palë hyjnë në marrëveshje, ku njëra palë në cilësinë e punëmarrësit merr përsipër të ofrojë punën ose shërbimin e vet për një periudhë të caktuar ose të pacaktuar kohe, në kuadër të organizimit dhe të urdhrave të një personi tjetër, të quajtur punëdhënës, i cili merr përsipër të paguajë një shpërblim kemi të bëjmë me marrëdhënie punësimi, e cila rregullohet nga kontratat e punësimit me kohë të plotë apo të pjesshme sipas dispozitave ligjore të kodit të punës.

Bazuar në ligjin Nr. 8438, datё 28.12.1998 “Pёr tatimin mbi tё ardhurat”, i ndryshuar, neni 10, pika 1, në udhёzimin Nr. 5, datё 30.01.2006, “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar, pika 2.6.1 dhe 2.6.2 pёrcaktohet se çdo punёdhёnёs, qё paguan njё pagё a shpёrblim tё parashikuar nё nenin 8, gёrma “a”, dhe në përputhje me nenin 9, paragrafi i parë i ligjit nr.8438, mban tatimin në burim mbi tё ardhurat personale dhe e derdh tatimin e mbajtur nё favor tё organeve tatimore, duke përdorur deklaratën “Listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetsore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi” brenda afateve ligjore të përcaktuara në këto akte ligjore.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz