Urime Gjermani. Ju jeni kampionë të Kupës së Botës 2014. Pasi mundi Argjentinën në kohën shtesë ajo u bë ‘mbretëresha e botës së futbollit’ për katër vitet e ardhshme. Tani, pas 31 ditë, 64 ndeshjesh dhe më shumë se 400 milionë dollarë të shpenzuara në marketing, e kthejmë vëmendjen drejt një pyetje më shumë subjektive: Cilat marka fituan Kupën e Botës 2014? Këtu janë tre që me siguri mund të pretendojnë për kurorën.
adidas
Ok, Nike mund ta ketë fituar betejën për klikime në YouTube. Në fakt, “Winner Stays” i Nike fitoi mbi 86 milion klikimie, ndërsa “Messi’s Dream” i adidas grumbulloi rreth 36 milion. Por nuk mund të mohoet prania e markës adidas në Kupën e Botës. Dhe ideja e ‘të gjitha ose asgjë’, ka qënë më se e goditur – sidomos në raundet e eliminimit.
Një lëvizje edhe më e zgjuar është se adidas ishte e vetmja markë që i ktheu reklamat e stadiumit në një bisedë. Në fakt, në fund të çdo gjysmë ose në fund të një ndeshje, adidas postonte reklamën e tij ‘portokalli’ që përcillte mesazhin, ‘tani ose kurrë më.’
adidas gjithashtu performoi një lëvizje fantastike me një kamera smartphone që paraqiti ‘Three Stripes’ e tyre të famshëm. Natyrisht, pika e fundit dhe ndoshta më e fuqishmja që adidas fitoi ishte me sponzorizimin e ekipit TISI -0.89% . Si kampioni i tyre vendas, Gjermania ashtu edhe Argjentina veshën me krenari ‘Three Stripes’.
VW
Skuadra kombëtare dhe adidas nuk ishin të vetmit gjermanë që shënuan një fitore të madhe gjatë Kupës së Botës. VW përcolli dicka fituese gjithashtu. Sigurisht, ata bënë spotin e detyrueshëm televiziv të futbollit që shfaqte një komentator i cili komentonte performancën atletike të Golf GTI-së së re në rrugë. Por ajo që ishte edhe më mbresëlënëse dhe e zgjuar ishte iniciativa e tyre në kohë reale ‘Goooolf Celebration’. Pas çdo ekipi që shënonte, VW lancoi një baner dixhital simpatik që shfaqte në ngjyrat e ekipit një Golf GTI duke vrapuar përmes një fushe dixhitale për të festuar ‘Gooooool.’
McDonald’s
Nuk është menjëherë intuitive të mendosh Kupën e Botës dhe McDonald. Por Golden Arches e ka kthyer spektaklin sportive në një mundësi të artë.
McDonald fitoi në tre fusha: në fushë, në internet dhe në restorant.
Në fushë, para çdo ndeshje, programi Player Escort i McDonald ishte në aktivitet të plotë, teksa lojtarët ecnin në fushë dorë më dorë me një fëmijë i gjithi i veshur në ar dhe të kuqe sipas markës për fëmijë.
Në internet McDonalds shënoi me dy pjesë të përmbajtjes. Filmi i tyre simpatik ‘Trick-shot‘ iu pëLqye shumë dhe u shoqërua me mbi 6 milion klikime. Përveç kësaj, McDonalds krijoi disa kamera të shkurtra me humorin e tyre të hollë.
Në nivelin e dyqanve, McDonalds prezantoi paketimin e frymëzuar nga FIFA që paraqiti 12 dizajne të ndryshme nga artistë të ndryshëm. Dhe një aplikacion argëtues të quajtur Augmented Reality.
E pra, ja ku janë tre fitues. Dhe më shumë kohë se sa duhet për të kuptuar se si marka juaj do të fitojë pas katër vjetësh në Kupën e Botës 2018 , në Rusi.