AKP-ja tashmë ruan kompetencat mbi ndërmarrjen, ndërsa me në një vendim të qeverisë në largim, ‘Trepçës’ iu hap rruga të shndërrohej në ndërmarrje publike. U hartua Ligji për ‘Trepçën’ dhe kaloi edhe në leximin e parë në Kuvendin e kaluar. Por, gjithçka përfundon me kaq dhe asgjë nuk ndryshoi në fakt për fatin e ndërmarrjes. Ligji për ‘Trepçën’ fillon nga zero, pasi sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, nëse një ligj kalon në lexim të parë në legjislaturën e kaluar, në legjislaturën e re duhet sërish të kthehet nga fillimi. Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi , ka thënë se neni 86 i Rregullores së Kuvendit të Kosovës e precizon se çfarë ndodh me ligjet, të cilat në legjislaturën e kaluar kanë kaluar në lexim të parë. “Në fund të mandatit të Kuvendit, të gjitha punët që i janë besuar atij konsiderohen të përfunduara.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.