Sezoni i këtij viti për sektorin e akomodimit në Shqipëri ka rezultuar në shifra më pozitive. Sipas të dhënave të Shoqatës Shqiptare të Turizmit, rritja e xhiros së realizuar nga hotelet është rreth 10% më e lartë se një vit më parë. Kjo rritje i dedikohet kryesisht të huajve që kanë vizituar Shqipërinë, numri i të cilëeve për 10-mujorin 2015 u rrit me rreth 12.3%. Por, në këtë rritje ka ndikuar edhe zhvillimi i turizmit rural dhe malor që po kthehet në një degë të rëndësishme për industrinë. Sipas drejtuesve të sektorit të hotelerisë, së ATA-s destinacione si Valbona, Thethi, por Lekbibaj po tërheqin vëmendjen e turistëve të huaj, veçanërisht atyre që vijnë nga vendet e ish- Republikës Sovjetike. Në një vit, turistët që vizitojnëValbonën apo Thethin llogariten mesatarisht në rreth 30,000. Kjo është një shifër e përafërt që llogaritet kryesisht mbi netqëndrimet në ato që njihen si “guest-house”.
Megjithatë është e vështirë që të bëhet një panoramë e saktë mbi netqëndrimet në njësitë akomoduese në vend duke qenë se rreth 70% e sektorit është informal.
Edhe propozimi i bërë nga qeveria për vendosja e taksës së fjetjes në fikse ( 140 lekë) në Paketën Fiskale 2016, mendohet se do t’i shërbejë pikërisht grumbullimit të të dhënave më të sakta sa i përket sektorit të akomodimit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.