Ndarja e re territoriale do të sjellë një konfigurim të ri të kompetenvace për 61 bashkitë e vendit. Sipas strategjisë, sektori i turizmit, gjatë vitit 2016, do të karakterizohet nga trajtimi i tij si një fushë prioritare e zhvillimit të qëndrueshëm në vend, me një qasje të integruar dhe plotësuese ndërsektoriale, që menaxhon burimet në mënyrë të balancuar, gjeneron zhvillim ekonomik dhe garanton punësim. Parashikohet që me ndryshimin e menaxhimit gjatë vitit 2016, të ardhurat dhe punësimi në ketë sektor të rriten ndjeshëm. Ja çfarë masash paraqikohen të merren nga pushteti vendor në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm të një prej degëve më të rëndësishme të ekonomisë së vendit :
- Trajtimi i turizmit si një fushë prioritare e zhvillimit të qëndrueshëm në vend, me një qasje të integruar dhe plotësuese ndër-sektoriale, që menaxhon burimet në mënyrë të balancuar, gjeneron zhvillim ekonomik dhe garanton punësim. Dhe njëkohësisht:
- Zhvillimi i integruar i produkteve konkurruese turistike të kulturës, bregdetit, dhe natyrës/rural në destinacionet turistike kryesore, bazuar në Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit 2014-2020. Këto produkte do të zhvillohen në 4 destinacione për turizmin e natyrës, 5 për turizmin kulturor, dhe 3 destinacione për turizmin e bregdetit.
- Rritja e cilësisë së shërbimeve turistike, reduktimi i informalitetit dhe mbrojtja e konsumatorit, nëpërmjet licencimit të bizneseve turistike, klasifikimit të strukturave akomoduese, mbikqyrjes së veprimtarisë së tyre si dhe shqyrtimit të ankesave të konsumatorit nga Inspektoriati Shteteror i Turizmit i cili do të krijohet, bazuar në Nenin 8 të Ligjit 93/2015 “Për Turizmin”.
- Shtrirja e sezonalitetit përgjatë vitit, nëpërmjet krijimit të produkteve të reja turistike. Me qëllim që aktiviteti i bizneseve të turizmit të mos ushtrohet vetëm përgjatë sezonit veror, po ndiqen politika për të prodhuar produkte të reja turistike me shtrirje vjetore.
- Zhvillimi i politikës së menaxhimit të integruar të destinacioneve dhe menaxhimit të integruar të Rivierës Joniane. Ky projekti parashikon të krijojë një model për zhvillimin ekonomik të zonës nëpërmjet zhvillimit të turizmit të qëndueshëm. Modeli ka fokus ndërveprimin ekonomik të zonave (fshatrave) bregdetare me zonat (fshatrat) malore të rajonit.
- Mbrojtja, zhvillimi dhe monitorimi i zonës turistike bregdetare
Sa i përket mbrojtes së zonave turistike bregdetare parashikohet që brebda 2016-ës të bëhet e mundur : pajisja me kulla vrojtimi e 40 qendrave në plazhe; ajisja me sinjalistikë turistike e vijës bregdetare; restaurimi i qendrës së vizitorëve në Sazan; pajisja me infrastukturën turistike e zonës Himarë, Borsh, Kuc etj.; hartimi i rregullores për administrimin e hapsirave publike në vijën bregdetare.
Ndërsa rritja e aksesit të informacionin turistik do të bëhet e mundur përmes ngritjes së 10 pikave të informacionit. Çdo person/turist, i cili zotëron një telefon cellular, do të ketë mundësinë e aksesit në informacionin turistik, për zonën në të cilën ndodhet, apo për atë zonë që dëshiron. Për realizimin e ketij aksesi do të mblidhet dhe përgatitet informacioni i nevojshëm për publikim si dhe do të mundësohet teknikisht kryerja e aplikacionit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.