Norma e papunësisë së Turqisë u rrit në nivelin më të lartë në katër-vjet prej 10.9 për qind në dhjetor të vitit 2014 deri nga 10.7 për qind në muajin nëntor të 2014 ndërsa 10 për qind në dhjetor të vitit 2013, sipas të dhënave të Statistikave të Forcës së Punës publikuar nga Instituti i Statistikave Turke (TÜİK) më 16 mars.
Rritja e papunësisë u shkaktua nga ngadalësimi i rritjes ekonomike dhe rritja e pjesëmarrjes në forcën e punës, sipas analistëve.
Numri i përgjithshëm i të papunëve të moshës 15 vjeç e lart ishte 3.1 milion persona, ndërsa norma e papunësisë qëndroi në 10.2 për qind për meshkujt dhe 12.6 për qind për femrat, sipas të dhënave të TÜİK.
Numri i individëve të punësuar të moshës 15 vjeç e lart ishte 25.6 milion individë në dhjetor të 2014 dhe shkalla e punësimit qëndroi në 44.7 për qind. Normae punësimit shënonte në 63.6 përqind për meshkujt dhe 26.2 për qind për femrat.
Punësimi në bujqësi qëndroi në 5 milionë persona dhe jashtë sektorit të bujqësisë shënoi 20.6 milion individë në këtë periudhë raporton Hurriyet Daily.