Sipas të dhënave të Autoritetit të Rregullimit dhe Mbikëqyrjes së Sistemit Bankar (BDDK) shuma e kredive që ka dhënë sektori bankar turk në fushën e turizmit nga 49 miliardë e 771 milionë lira turke (13 miliardë dollarë) që ka qenë në fund të shtatorit 2016, është rritur në 61 miliardë e 353 milionë dollarë (rreth 16 miliardë dollarë) deri në datën 30 shtator 2017.
Rritja e kredive për sektorin e turizmit në bazë vjetore është 23,3%. Ndërsa për periudhën e 5 viteve të fundit, rritja në kreditë e turizmit është regjistruar 282%.
Në shtator të 2012-s, vëllimi i kredive të tilla ka qenë në nivelin e 16,1 miliardë lirave turke (rreth 9 miliardë dollarë).
Me një vëllim prej 24 miliardë e 369 milionë lirave turke (rreth 6,3 miliardë dollarë) Stambolli zë vendin e parë në kreditë e përdorura për sektorin e turizmit. Stambolli ndiqet nga Antalia me rreth 17 miliardë e 603 milionë lira turke (4,56 miliardë dollarë), Ankaraja me 4 miliardë e 741 milionë lira turke (1,23 miliardë dollarë), Muğla me 2 miliardë e 594 milionë lira turke (673 milionë dollarë) dhe Izmiri me 1 miliardë e 109 milionë lira turke (288 milionë dollarë), transmeton TRT Turkey.
Rritja më e madhe në kreditë që janë përdorur gjatë vitit të fundit në sektorin e turizmit është shënuar në Hakkari, 494,5%, i ndjekur ky nga Kilisi me 163,2%, Rize me 143,8% dhe Adıyaman me 140,9%.