Numri i pasagjerëve të linjave ajrore turke në vitin 2016 u rrit me 2.5%, duke arritur në 62.8 milionë pasagjerë.
Në udhëtimet e brendshme (domestic)pati rritje prej 3.8%, ndërsa në linjat e jashtme rritja ishte 1.5%.
Linjat Ajrore Turke (THY) gjatë vitit 2016 patën një mesatare të mbushjes së avionit prej 74.6%, pra rreth 2.6% më shumë se një vit më parë.
Numri i destinacioneve të fluturimit që gjatë vitit 2015 ishte 284, në vitin 2016 u rrit në 295. Ndërsa numri i avionëve që zotëron kjo kompani nga 299 u rrit në 334.
THY, krahas kritereve të cilësisë që zotëron ka edhe një veçori tjetër shumë të rëndësishme. Kjo linjë ajrore mbart mbi të titullin e kompanisë së linjave ajrore me më shumë destinacione në botë.