Në një kohë kur kafka e paraardhësve tanë të largët humbi disa karakteristika dhe u bë më e rrumbullakët dhe ‘femërore’, individët zhvilluan një prirje më të madhe ndaj të qënit të shoqërueshëm dhe ndaj bashkëpunimit, duke zhvilluar pikërisht format e para artistike dhe kulturore, dhe duke reduktuar agresivitetin e tyre. Kjo hipotezë, e cila u botua në një studim të botuar në Current Antropology, përkoi me një rënie në nivelin e testosteronit: sa më shumë binte hormoni biologjikisht i lidhur me karaktere mashkullore dhe me tipare të ‘luftës’, aq më e favorshme rezultonte jeta sociale.
Ndryshimi ndodhi rreth 50 mijë vjet më parë, por sërish Homo sapiens ekzistonte prej kohësh- në fakt u shfaq në planet 200 mijë vjet më parë. Sipas hulumtimit, variacioni në nivelin e testosteronit do të luante një rol kyç. Së bashku me kolegët, Robert Cieri, një biolog në Universitetin e Utah dhe autori kryesor i studimit, identifikoi një provë të kësaj hipoteze në transformimin progresiv të zgavrës së kafkës: Ulja e nivelit të këtij hormoni do të kishte zhdukur ‘prononcimin’ e vetullave në ballë dhe do të kishte rrumbullakosur fytyrën, duke e bërë atë më pak mashkullore. Në arritjen e këtij përfundimi, studiuesit ekzaminuan 1.401 kafka: trembëdhjetë më shumë se 80 mijë vjet, 41 nga 10 mijë deri në 38 mijë vjet, dhe 1.347 anëtarë të shekullit të njëzetë. Zbulimet mbulojnë tridhjetë prejardhje të ndryshme etnike.