Qeratë janë ulur me 17 për qind ndërkohë që çmimi i banesave ka shënuar rënie me 5.8 për qind. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se “indekset e çmimit të shitjes dhe të qirasë së banesave kanë shënuar rënievjetore në tremujorin e tretë të vitit 2014. I deflatuar me indeksin e çmimeve të konsumatorit, indeksi i çmimit të banesave ra me 5.8% në tremujorin e tretë; një rënie kjo e krahasueshme me rënien mesatare të këtij indeksi gjatë tre viteve të fundit”.
Rënien më të fortë e ka shënuar qeraja pasi indeksi i qirasë regjistroi rënie reale me 17% në këtë tremujor dhe sipas Bankës së Shqipërisë kjo ishte rënia më e theksuar që nga tremujori i fundit i vitit 2009. Arsyeja sipas Bankës së Shqipërisë është kërkesae dobët për blerje banese dhe nga oferta e shtuar për banesa me qira.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.