Plani për një Kushtetutë demokratike që përfundoi në momentin parë sapo u kërcënua fuqia e Recep Tayyip Erdogan
Gjatë 92 viteve të fundit, vendi ka kaluar tre Kushtetuta të ndryshme, secila prej tyre produkt i trazirave dhe asnjëra rezultat i politikave demokratike, shprehet Osman Can, një njeri shumë i rëndësishëm i Partisë qeverisëse të Turqisë për Drejtësi dhe Zhvillim. E para siguroi terrenin për një regjim laik njëpartiak, ndërsa dy të tjerat u pasuan nga grushte shteti.
Edhe Kushtetuta më e re, e miratuar nga Parlamenti në janar, por që do të kalojë në referendum më 16 prill, nuk është se bën përjashtim në krahasim me të kaluarat. Sipas saj, i gjithë pushteti ekzekutiv do të kalojë në duart e Presidentit autoritar të vendit, Recep Tayyip Erdogan.
Por kjo nuk është ajo për të cilën shpreson si z. Can ashtu edhe një numër i konsiderueshëm turqish. Si një jurist me përvojë, ai po lobon për të zëvendësuar regjimin ushtar aktual me një qeveri civile.
Në Komisionin Kushtetues, që u krijua në vitin 2011, morën pjesë më shumë se 60,000 njerëz, e një numër shumë i lartë universitetesh, analistësh dhe OJQ-sh. Turqit u shprehën qartazi se donin një rishikim të Kartës së të Drejtave, sidomos në drejtim të fjalës së lirë, duke forcuar më shumë kontrollet dhe balancat dhe duke siguruar pavarësinë e gjyqësorit.
Por ky Komision dështoi në krye të dy viteve, sidomos si pasojë e grindjeve ndërmjet partisë së AK-së (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) dhe asaj Popullore Republikane, një prej partive kundërshtare kryesore.
I vendosur përballë një vale protestash antiqeveritare, skandalit mbi korrupsionin dhe një rënie të partisë së tij në krahasim me lëvizjen fetare Gulen, z. Erdogan e intensifikoi më shumë represionin e tij politik.
Statuti i ri u hartua në fund të vitit të kaluar, pas dështimit të grushtit të shtetit. Mbi 40.000 njerëz, duke përfshirë udhëheqësit e Partisë Demokratike Popullore pro-kurde dhe mbi 100 gazetarë u burgosën.
Karta e rishikuar e bën edhe më të fuqishëm Erdoganin. Ajo heq postin e kryeministrit, duke e lënë presidentin në krye të qeverisë. Në vend të sigurimit të ndarjes së pushteteve, ajo i mbledh ato të gjitha së bashku nën çatinë e pallatit luksoz me 1,150 dhoma të z. Erdogan.
Në rrethana normale, kjo gjë nuk do të lejohej të ndodhte, vazhdon më tej z. Can, – duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese. Por normaliteti në Turqi nuk ekziston më prej kohësh.
Komisioni i Venecias, një organ këshillues i Këshillit të Europës, është shprehur në një raport të publikuar së fundmi, se vendi është në rrugën drejt autokracisë.
Anëtarët e ekipit të Erdoganit këmbëngulin se vendi ka nevojë për udhëheqje të fortë për të shmangur trazirat në vend dhe jashtë tij, duke përfshirë edhe sulmet terroriste dhe luftën në Siri.
Me mijëra studentë nga universitetet në të gjithë vendin dhe shumë akademikë që morën pjesë në debatin kushtetues në fillim të 2010-s janë të gatshëm të flasin për këtë situatë, por një debat i tillë demokratik nuk është pjesë e kësaj politike, shprehet Mehmet Ucum, një këshilltar i Presidentit.
Mendoni për këtë fazë (Kushtetutë) si një fillim të ri, vazhdon më tej z. Ucum.
Ndërsa të gjithë kritikët e z. Erdogan e mendojnë atë si fundin e gjithçkaje dhe kjo shpjegohet më së miri edhe me rritjen e numrit të turqve që u larguan nga Turqia në vitin 2016, afërsisht pesëfishi i vitit të kaluar. Nëse çështja e demokracisë nuk do të zgjidhet, një shifër e tillë ka gjasa që të rritet edhe më shumë.
*Në foto Osman Can