Dy bankat më të mëdha të Italisë, UniCredit dhe Intesa Sanpaolo, kanë formuar ekip me firmën e kapitalit privat të SHBA Kohlberg Kravis Roberts për të ‘depozituar’ disa nga kreditë e tyre të këqija në një mekanizëm që do të sigurojë kapital të ri për kompanitë problematike, njoftoi Financial Times.
Marrëveshja paraprake, e cila gjithashtu përfshin këshilltarin e ristrukturimit Alvarez Marshall, do të shpallet të martën, referoi gazeta në faqen e saj të inetrnetit.
Njoftimi ka të ngjarë të referojë se katër kompanitë kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, por janë ende duke punuar mbi shumicën e detajeve, tha FT.
Mekanizmi ka gjasa të ‘strehojë’ kredi prej disa miliard eurosh, tha gazeta.
Dy bankat italiane po konsiderojnë se sa do të jetë shuma e portofolit të kredive të këqija të tyre që do transferojnë drejt këtij mekanizmi dhe nëse do të kontribuojnë fonde të reja për veten e tyre, njoftoi FT.
KKR refuzoi të komentojë mbi artikullin.
UniCredit, Intesa, dhe Alvarez & Marshall nuk ishte e mundur të kontaktoheshin jashtë orëve të rregullta të punës.