E PERDITESUAR Institucionet e larta arsimore, për të cilat qeveria morri vendimin për heqje licence apo pezullim duket se do të vazhdojnë aktivitetin e tyre, pa u shqetësuar shumë.
Një pjesë e mirë e tyre kanë nisur reklamat në media, por edhe kanë shpallur njoftimet se viti akademik vazhdon për studentët e vitit të dytë e të tretë. Kështu Universiteti “Logos” edhe pse ka marrë pezullim aktiviteti nga qeveria vazhdon të reklamojë në media se regjistrimet kanë nisur për vitin e ai akademik 2014 – 2015, madje njoftojnë se janë në kërkim të stafit akademik i cili duhet të jetë patjetër me tituj shkencorë.
Reklamime të tilla nuk shkaktojnë vetëm konfuzion tek ata të rinj që do të duan të marrin dijet pranë këtyre institucioneve, por duket se sfidojnë fare hapur ligjin dhe vënë në pikëpyetje zbatimin e tij. I mbetet Ministrisë së Arsimit të mbikëqyrë zbatimin e masave të dala nga qeveria.
Ndërkohë, burime nga Universiteti Logos pohuan për Monitor se Logos vazhdon punën me vitin e parë dhe të dytë, por nuk pranon studentët në vit të parë dhe meqenëse duhet të përmirësojë cilësinë, kërkon lektorë me doktoraturë jashtë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.