Vazhdon rënia e lirës turke, teksa kriza rritet

10/08/2018 11:59 AM 0 komente

BQE-ja e shqetësuar për ekspozimin e bankave të BE ndaj huamarrësve në Turqi..

Liria turke ka rënë rreth 12 për qind kundrejt dollarit, ndërsa shqetësimi për ekspozimin e Europës ndaj rënies së tij të fundit i ka lënë në hije premtimet e heshtura të qeverisë turke për të forcuar ekonominë, shkruan Financial Times. Monedha turke ra në nivelin e saj më të ulët të të gjitha kohërave mëngjesin e ditës së sotme.

Rënia erdhi mes shqetësimeve të rritura nga mbikëqyrësi kryesor financiar i eurozonës për ekspozimin e disa prej huadhënësve më të mëdhenj të Eurozonës ndaj Turqisë, kryesisht BBVA, UniCredit dhe BNP Paribas.

Në përputhje me rënien e monedhës, Mekanizmi i Vetëm Mbikëqyrës, i ngritur për të monitoruar veprimtarinë e bankave më të mëdha të rajonit, ka filluar që të mbikëqyrë më me kujdes gjatë dy muajve të fundit, lidhjet e huadhënësve europianë me këtë shtet.

Sipas tij situata nuk është ende kritike. Por sipas tij, BBVA e Spanjës, UniCredit e Italisë dhe BNP Paribas e Francës,të cilat kryejnë operacione të rëndësishme në Turqi janë veçanërisht të ekspozuara kundrejt kësaj çështjeje.

Ditën e djeshme, Presidenti i Truqisë, Rexhep Tajip Erdogan, foli shumë pak në lidhje me situatën e vështirë që po kalon vendi i tij kundrejt problemeve më lirën turke.

Ai u tha mbështetësve në qytetin Guneysu afër bregut të Detit të Zi që të mos i kushtojnë vëmendje “fushatave të ndryshme” që po zhvillohen kundër Turqisë. “Nëse ata kanë dollarë, ne kemi popullin tonë, drejtësinë tonë dhe Perëndinë tone”, tha ai përpara mbështetësve të tij.

Berat Albayrak, Ministri i Financave, do të bëjë publie ditën e sotme “një model të ri ekonomik”, duke theksuar hapat që duhen ndërmarrë për të reduktuar borxhin, deficitin buxhetor dhe hendekun e madh të llogarisë korrente.

Situata e lirës turka ka tensionuar edhe monedhat e tregjeve të tjera në zhvillim.

Zloti polak ra me 1 për qind, ndërsa randi i Afrikës së Jugut ra 0.4 për qind. Ndërkohë, edhe euro ka shënuar një rënie prej 0.7 përqind, pasi dollari amerikan vazhdon të kryesojë. Edhe indeksi i dollarit amerikan, që e krahason atë me gjahstë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit, ka shënuar një rritje prej 0.5 për qind.

Bankat e Europës u hapën nën një presión të lartë mëngjesin e sotëm. Indeksi i Bankave Euro Stoxx ra me 0.5 për qind. Huadhënësi spanjoll BBVA, UniCredit e Italisë dhe BNP Paribas e Francës janë në mesin e atyre që kanë marrë më shumë vëmendje në këtë situatë. Aksionet e BBVA ranë deri në 4 për qind, ato të Unicredit ishin 2.3 për qind më të ulëta dhe ato të BNP Paribas ranë 1.2 për qind.

Rreziku që i kanoset BQE-së është se huamarrësit turq nuk mund të mbrohen kundër rënies tejet të lartë të lirës turke dhe të fillojnë të vonojnë huatë në valutë, të cilat përbëjnë rreth 40 për qind të aktiveve të sektorit bankar turk.

Rënia e lirës turke ndaj dollarit ka ekspozuar gjithashtu edhe bankat lokale për shkak të shkallës së huamarrjes në valutë të huaj. Sipas disa analistëve në Goldman Sachs një zhvlerësim i tillë i lirës ndaj dollarit mund të dëmtojë në masë të madhe kapitalin e tepërt të bankave.

Sipas analistit ekonomik, Charles Robertson, “Tregjet kanë humbur besimin në premtimet e Presidentit Erdogan, dhëndrit të tij dhe aftësinë e Bankës Qendrore, për të vepruar ashtu siç duhet.

Jane Foley, kreu i strategjisë së këmbimit valutor në Rabobank, tha se komentet e Z. Erdogan ulën shpresën e tregjeve se qeveria turke nuk është e gatshme të shtrëngojë politikën monetare ose të fillojë reformën ekonomike.

Ndërsa, Ministria turke e Financave tha ditën e djeshme se sektori bankar ishte i mbrojtur nga struktura e fuqishme e kapitalit dhe bilancet e saj, duke shtuar se “Në kundërshtim me deklaratat spekulative që bëhen në treg për bankat dhe kompanitë tona, institucionet tona rregullatore nuk shohin ndonjë problem të paraqitur nga kursi i këmbimit ose rreziqet e likuiditetit. ‘

Përqindja e bilancit të sektorit turk të kredive me probleme mbetet e ulët në 3 për qind. Por, Moody’s, agjencia e vlerësimit, tha se priste që borxhi i keq i këtij shteti do të rritej së fundmi, si paosjë e  rritjes së presioneve ekonomike.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of