Vizitorët nga Mali i Zi, Polonia dhe Turqia në Shqipëri patën rritjen më të lartë gjatë vitit 2016

11/08/2017 12:01 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
turizem lokal

Sipas të dhënave përmbledhëse nga Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit, gjatë vitit të kaluar, numri i turistëve polakë që vizituan vendin tonë shënoi rritje të madhe me 31%. Vendi u vizitua nga 66.017 polakë më 2016-n nga rreth 50.278 tillë më 2015-n.

Hyrjet nga Mali i Zi shënuan rritje të lartë vitin e kaluar, kur nëpërmjet pikave kufitare u futën rreth 225 mijë persona nga 240.7 të tillë që ishin më 2015, me një rritje 35%.

Gjithashtu vizitorët nga Kosova mbajtën një ritëm të lartë rritje. Nga 1.7 milionë persona në vitin 2015, numri i tyre shënoi 2.1 milionë, me një rritje 28%.

Por vitin e kaluar, një rritje domethënëse ka pasur edhe numri i vizitorëve nga Turqia. Më 2016 vendi u vizitua nga 69 mijë turq, nga rreth 60 mijë të tillë në vitin 2015.

Teksa shihet një rënie e madhe vizitorëve nga Gjermania. Vendi u vizitua nga 82 mijë gjermanë më 2016, nga më shumë se 108 mijë më 2015, duke shënuar rënie vjetore 24%.

Ministria e Turizmit sqaron se për periudhën janar – dhjetor 2016, bazuar në të dhënat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbi hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë, gjatë vitit 2016 në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 4.735.511 shtetas të huaj.

Në këtë numër përfshihen të gjithë vizitorët që janë regjistruar nga sistemi TIMS i Policisë së Shtetit, përfshirë këtu edhe ata që kanë hyrë tranzit në vendin tonë. Për këtë periudhë, numri i vizitorëve të huaj ka një rritje prej 14,6% krahasuar me vitin 2015.

Gjatë kësaj periudhe, numri më i madh i vizitorëve ka qenë nga Kosova me 46% të hyrjeve në total. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015, ka një rritje prej 28% të numrit të vizitorëve nga Kosova. Gjatë këtij viti ka pasur një rritje të numrit të vizitorëve nga disa prej tregjeve kryesore. Përmendim këtu rritjen e numrit të vizitorëve nga Mali i Zi me +35%, vizitorët nga Polonia me +31%, vizitorët nga Anglia me +17%, vizitorët nga Turqia me +16%, etj.

Në tabelën e mëposhtme renditen 10 vendet me numrin më të madh të vizitorëve për vitin 2016 në vendin tonë.

 

 Shteti Nr. i vizitorëve në 2015 Nr. i vizitorëve në 2016 2016:2015 në %
 Kosovë 1.681.785 2.157.013 28%
 Maqedoni 515.125 566.761 10%
 Greqi 356.613 411.123 15%
 Mal i Zi 240.781 324.968 35%
 Itali 235.963 265.97 13%
 Angli 87.945 102.528 17%
 Gjermani 108.56 82.527 -24%
 SHBA 74.887 81.9 9%
 Turqi 60.066 69.451 16%
Poloni 50.278 66.017 31%

Burimi: Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz