Nga 1 nëntori, Wizz Air, kompania e dytë më e madhe me kosto të ulët në Europën Qendrore dhe Lindore do të vendos linjë të re direkte Shkup – Hanover, me dy fluturime në javë, të martën dhe të shtunën.
Biletat janë tashmë në shitje me çmim me 1.199 denarëve.
Me këtë Wizz Air tani ofron gjithsej 25 drejtime në 11 shtete nga dy aeroportet e Maqedonisë: Shkup dhe Ohër.
Me publikimin e sotëm, Hanoveri është bërë aeroporti më i ri i 124-të në rrjetin e Wizz Air-it.
Fluturimi i parë i Wizz Air Shkup ka qenë në qershor të vitit 2011. Që atëherë vazhdimisht zgjerohet rrjeti në Maqedoni. Nga fluturimi i parë përmes 2,2 milionë udhëtarëve kanë zgjedhur të fluturojnë me Wizz Air në dhe nga Maqedonia.