A e dini se ka ushqime që na bëjnë të dukemi më të vjetër nga sa jemi në të vërtetë? Janë ushqime që duhet ti shmangni ose reduktoni në maksimum, për të shmangur që njerëzit të mendojnë se mosha kronologjike është pa dyshim më e madh se sa aktualja e shkruar në letërnjoftim.
Ne shpesh dëgjojmë të thuhet se një dietë e shëndetshme me shumë fruta dhe perime, shumë ujë, kufizim të alkoolit, yndyrave dhe ëmbëlsirave i bën mirë shëndetit tonë. Por duhet të dimë gjithashtu të kujdesemi që të mos hamë shumë prej atyre ushqimeve që na bëjnë të dukemi më të vjetër.
Këtu, pra, ja se cilat janë ushqimet që duhen mbajtur nën kontroll, duke i kufizuar në maksimum, siç publikohet nga faqja Health, anketuar nga Dr. Ariel Ostad i Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, dhe që ka identifikuar 14 të tillë:
- Ëmbëlsirat: një abuzim me sheqernat mund të shkaktojë dëmtimin e lëkurës. Përveç se të shkatërrojë dhëmbët tuaj!
- Alkooli: abuzimi me alkoolin është i keq për shëndetin tonë, por edhe trupin tonë, duke shkaktuar puçrra fytyre dhe rrudha, por agjithashtu mund të shkaktojë sëmundje të tilla si Rosacea. Përveç kësaj, alkooli shkakton dehidratim dhe nuk na lejon të flemë mirë.
- Vera e bardhë: jo të gjithë e dinë se vera e bardhë mund të shkaktojë dëmtimin e smaltit të dhëmbëve tonq, për shkak të përmbajtjes së acidit.
- Mish I karbonizuar: kujdes mos e digjni mishin, sepse mund të përmbajë substance në gjëndje për të shkatërruar kolagjenin preezent në lëkurën tonë.
- Ushqime të kripura: pak të shëndetshëm mund të rrisin problemet e qarkullimit të gjakut dhe enëve të gjakut, ushqimet e kripura që përmbajnë shumë natrium mund të shkaktojnë mbajtjen e ujit dhe celulitit.
- Mishi i përpunuar: kujdes me mishin e përpunuar, të tilla si salcice, frankfurters, proshutë, sepse mund të përmbajnë konservantë që përshpejtojnë plakjen e lëkurës.
- Ushqimet pikante: mund të përkeqësojnë sëmundjet dhe çrregullimet e lëkurës.
- Mishi i kuq: i pasur me radikale të lira,mishi I kuq është I dhjamur dhe mund të dëmtojë lëkurën tonë, duke reduktuar kapacitetin e tij për tu mbrojtur nga ‘sulmet e jashtme’.
- Pijet energjikë: mund të na bëjnë të ndihemi më mirë në një gjendje lodhje, por mund të dëmtojnë dhëmbët.
- Limonatat: një pije e padëmshme si limonada është në të vërtetë ajo që krijon më shumë porbleme të dhëmbëve, për shkak të përmbajtjes së sheqerit dhe acideve të agrumeve.
- Pije dhe ushqime me kafeinë: kafeina redukton ujin në lëkurën tonë, duke e bërë të duket më e vjetër.
- Yndyrna: mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por ato gjithashtu mund të jenë të dëmshme për lëkurën, duke shkaktuar inflamacion dhe duke e bërë lëkurën më të prekshme nga rrezet e diellit.
- Kafja: kafeinën e dimë tashmë që bën keq dhe për më tepër kafja zverdh dhëmbët, duke e bërë buzëqeshjen tonë më të ‘vjetër’.
- Caj i zi: i mund të shkaktojë dëme tek dhëmbët tanë, por nëse e pini shoqëruar me qumësht mund ta bllokojmë një efekt të tillë. .