Turqia po vazhdon të mbetet e preferuar për turistët rusë për pushime. Në një deklaratë nga shoqata e Operatorëve Turistike të Rusisë (ATOR) thuhet se në Rusi, 50 për qind e rezervimeve për pushime bëhen për në Turqi.
Në deklaratë theksohet se pretendimet e ditëve të kaluara se Rusia do t’i ndalë përsëri fluturimet çarter, nuk kanë shkaktuar ndonjë ndryshim të rëndësishëm në interesimin e turistëve rusë ndaj Turqisë. Po ashtu bëhet e ditur se pas pretendimeve në fjalë ka pasur një numër të vogël të atyre që kanë kërkuar anulimin e pushimeve të tyre në Turqi.
Në disa lajme të mediave ruse, disa ditë më parë u pretendua se Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë kishte paralajmëruar kompanitë ajrore për mundësinë e anulimit të fluturimeve çarter në Turqi.
Duke mos pasur ndonjë deklaratë zyrtare nga Rusia lidhur me çështjen, ekspertët presin që këtë vit 5 milionë turistë rusë të vizitojnë Turqinë. / Anadolu Agency