A jeni duke ëndërruar me sy hapur për punën e ëndrrave, një punë që ka një qëllim, pse jo që të krijoni edhe kompaninë tuaj? Çdo mëngjes e keni të vështirë të ngriheni nga krevati. Stresoheni veç nga mendimi për gjithë detyrat që duhet të kryeni gjatë ditës dhe jeni të lodhur nga mendimi negativ rreth drejtuesit dhe bashkëpunëtorëve tuaj.
Vënia e vetes në vendin e drejtuesit dhe marrja në dorë e kontrollit është një nga vendimet më të rëndësishme që mund të merrni. Por ju nuk keni pse e braktisni punën aktuale menjëherë. Para se të braktisni gjithçka, ju mund të bëni disa gjëra për të ndalur mendimet negative në jetën profesionale dhe atë personale.
Kur ishit të vegjël, njerëzit rreth jush kanë ndikuar në mënyrën se si ju e shihni botën. Prindërit tuaj dhe mësuesit, miqtë dhe bashkëpunëtorët ju mësojnë se si funksionon bota, nga këndvështrimi i tyre.
Çelësi për të ndryshuar mënyrën se si e perceptoni një situatë është të ndryshoni mendimet rreth saj, të bëheni të ndërgjegjshëm se çfarë po ndodh në mendjen tuaj në atë moment kur ndiheni tmerrësisht keq dhe jashtë kontrolli. Mendimet tuaja lidhen me emocionet dhe ju bëjnë të reagoni në një situatë në një mënyrë të caktuar. Dhe këto veprime krijojnë përvojën tuaj, realitetin subjektiv të cilin ju e perceptoni të vërtetë.
Më poshtë janë tre këshilla se si të veproni para se të hiqni dorë nga puna…
1.Jini të ndërgjegjshëm rreth mendimeve tuaja negative
Mendimet negative mund t’ju motivojnë për një kohë të shkurtër nëpërmjet frikës, por nuk ju bëjnë që të ecni në një drejtim pozitiv. Duke kuptuar se cili është shkaku i mendimeve tuaja negative, cilët persona apo situata i shkaktojnë ato, kjo sjell ndërgjegjësim rreth problemit.
2. Hidhni dyshime në atë çka besoni
Pasi të jeni qartësuar se cili është problemi, mendja duhet të programohet, gjë që do të thotë të vini në diskutim perspektivën aktuale të punës suaj, duke vënë në dyshim se ekziston veç një këndvështrim. Duke vlerësuar gjithë gjëra pozitive që ajo sjell, mundësitë dhe gjithë njohjet që do të mund të kishit përgjatë viteve – kjo ju vë në një vend me mirënjohje dhe mundësi.
3. Ndërtoni ura mendimi
Pasi të shkëpusni një mendim nga një emocion negativ, ju duhet të ndërtoni ura mendimi që ta bëni më të thjeshtë për mendjen tuaj të besojë në ju. Ndërtimi i urave mendore është një proces gradual që ta ushtroni mendjen me mendime pozitive dhe ju doni të bëheni i sjellshëm dhe mirëkuptues, i ndërgjegjshëm se mendja juaj thjesht kërkon t’ju mbrojë. Duke i thënë vetes se kompania është vendi më i mirë për të punuar në këtë moment, kur mendja juaj është e traumatizuar dhe e terrorizuar nga jeta juaj e përditshme, mund të duket një gënjeshtër, por urat e mendimit ndërtojnë hapësirat ndërmjet dy mendimesh të kundërta. Ato drejtojnë mendjen nga “Kjo punë është e tmerrshme” në “A është vërtet e tmerrshme?”
Sido që të vendosni, të qëndroni në punën tuaj aktuale, të vazhdoni të punoni me një mënyrë tjetër dhe energji të ripërtërirë, apo të vendosni të largoheni dhe të kërkoni një mundësi të re, pohimet do t’ju ndihmojnë të kaloni në një fazë pozitive të karrierës dhe jetës.
Duke zotëruar mendjen, ju rimerrni kontrollin. Ju jeni të ndërgjegjshëm për lirinë që keni në zgjedhjen e realitetit tuaj. Dhe sapo të ndryshojë mënyra juaj e të menduarit, do të ndryshojë edhe ajo që ju rrethon.
*Sabine Wieger
Burimi: Success