Pas vitesh punë, ju promovoheni në kompaninë tuaj dhe nis rrugëtimi juaj i parë si lider.
Ndiqni hapat që këshillojnë ekspertët në transformimin tuaj në një lider të zoti, për menaxhimin e punonjësve, organizimin e punës dhe respektimin e afateve.
1. Liderat dijnë të dëgjojnë
Drejtuesit i dëgjojnë të gjithë, edhe ata që nuk kanë shumë eksperiencë sa pjesa tjetër në punë.
2. Liderat dijnë diferencën mes një amatori dhe një punonjësi të zotë
Drejtuesit dijnë në thellësinë e profesionalitetit të mos “rrëmbehen” nga amatorët, por të dallojnë qartësisht për nga sjellja një punë, një profesionist të vërtetë. Kjo aftësi e ndihmon atë të ndajë sa më mirë përgjegjësitë në punë.
3. Liderët “heqin dorë” nga egot personale
Liderët përdorin çdo lloj mjeti për të realizuar përmbushjen e punës. Shpesh herë, do t’i duhet të heqin dorë nga egot e veta, apo qasjet e së përditshmes dhe të bëjnë fotokopjuesin, të bëjnë vetë kafen e tyre etj. Këto gjëra e bëjnë atë më të afërt dhe të vlerësuar me punonjësit.