Përzgjedhja në një pune të re është një garë e vërtetë, ku vetëm kandidatët më të mirë mund të arrijnë që ta fitojnë atë. Nëse ju i keni kaluar fazat e ndryshme të intervistave dhe keni shkuar deri në atë finale por nuk keni arritur që të jeni kandidati i përzgjedhur, atëherë mund të jetë patjetër një prej mundësive të mëposhtme:
Intervista juaj shkoi mirë, por intervista e dikujt tjetër shkoi edhe më mirë
Në fazën finale të intervistave, gara padyshim që bëhet shumë e ashpër dhe vetëm kandidatët më të mirë mund të arrijnë të shkojnë deri në këtë fazë. Sado mirë mund të ketë shkuar intervista juaj, madje çdo fazë e saj, në fund dallimin midis dy më të mirëve e bëjnë vetëm detajet e vogla, që arrijnë në përfundimin, se ju ishit mirë por dikush tjetër ishte më mirë se ju.
Nëse ju keni kaluar vetëm fazën e parë të intervistës por nuk keni kalaur në fazat e tjera, atëherë një gjë e tillë mund të ketë ndodhur për arsyet e mëposhtme:
Ju nuk dhatë më të mirën e mundshme
Një ndër elementët më të rëndësishëm gjatë një interviste pune është që ju të arrini ta prezantoni veten tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju duhet ta bindni intervistuesin, se ju jeni pikërisht kandidati i duhur për atë pozicion pune, prandaj ju nuk duhet vetëm të lexoni CV-në tuaj por edhe ta shoqëroni çdo eksperiencë pune me ndonjë shembull konkret, veçanërisht me ndonjë shembull të suksesshëm. Nuk duhet të mendoni për asnjë moment që një gjë e tillë mund të merret si mburrje, sepse tek e fundit ju po konkurroni për të fituar një pozicion pune ku duhet të tregoni të gjitha arritjet tuaja.
Nuk kishit kualifikimin e duhur
Kjjo është një prej arësyeve se përse një numër i madh konkurrentësh nuk arrijnë të fitojnë . Kjo nuk do të thotë se ju nuk jeni 100 për qind i kualifikuar por mbase ju nuk keni kualifikimin e duhur pikërisht për këtë pozicion pune. Prandaj tregohuni të zgjuar në aplikimet që bëni.
CV-ja juaj nuk përputhej me prezantimin që ju i bëtë vetes suaj
CV-ja juaj duhet të jetë prezantimi juaj më i mirë. Edhe pse ajo nuk duhet të jetë shumë e gjatë, duhet të përmbajë të gjitha eksperiencat tuaja të mëparshme të punës, të specifikuara sa më shkurt (dhe pastaj gjatë intervistës ju mund t’i zgjeroni ato duke i shoqëruar edhe me shembuj të caktuar). CV-ja juaj duhet të ketë veçanërisht ekperiencat tuaja më të mira të punës, në mënyrë të tillë që edhe shembujt që do të jepni të jenë më të mirët.
Por, çfarë mund të bëni, që në aplikimin e rradhës, të jeni ju kandidati fitues?
Mësoni nga gabimet tuaja
Mos u dekurajoni nëse ju nuk përzgjidheni në një intervistë punë, por mundohuni që të nxirrni një mësim shumë të mirë prej saj, dhe të gjitha pikat ku mendoni se keni gabuar gjatë intervistës së kaluar, t’i ktheni në avantazhe, në mënyrë të tillë që në intervistën e rradhës të jeni ju kandidati i përzgjedhur. Mos harroni edhe faktin se nëse një kompani ju thotë jo, nuk është fundi i karrierës suaj. Është mundësia që ju jepet për t’u përmirësuar dhe për të mësuar sa më shumë nga ato pika në të cilat mund të keni gabuar në intervistën e mëparshme.