Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike publikon të dhënat statistikore të treguesve për 5-mujorin e parë të vitit 2017.
Në 5-mujorin e parë të këtij viti, sasia e energjisë së shitur ka pësuar rritje me 3% ose 56 mijë mwh më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Arkëtimet totale të OSHEE për këtë periudhë kanë arritur në 27.5 miliardë lekë ose thënë ndryshe 4.6 % më shumë. Niveli i humbjeve në rrjet ka zbritur në 28.7% ose 1.01% më pak se e njëjta periudhë një vit më parë.
Numri i ankesave të raportuara/të hyra në maj 2017 është 44% më i ulët krahasuar me janar 2017 dhe 11.3% më i ulët se mars 2017. Numri i ankesave për 5-mujorin e parë përfaqëson 0.61% të totalit të faturave të lëshuara.
Borxhi i keq principal, për fatura 2007-2014 është 50.1 miliardë lekë në fund të 5-mujorit 2017 nga 67.8 miliardë lekë në fund të vitit 2014.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.