Në periudhën janar – maj 2015 tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 17.44% krahasuar me me periudhën janar – maj 2014. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 767,331 mijë lekë duke arritur shifrën 5,166,222 mijë lekë, sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF).
“Numri i kontratave arriti në 395,185 duke shënuar një rritje me 8.46% krahasuar me me periudhën janar – maj 2014.
“Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 4,768,806 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 21.73% krahasuar me periudhën janar – maj 2014.
Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 353,211 duke shënuar një rritje në masën 9.98% krahasuar me me periudhën janar – maj 2014.
Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jetës kapi shifrën 385,578 mijë lekë duke shënuar një ulje në masën 15.54% krahasuar me me periudhën janar – maj 2014.
Numri i kontratave në sigurimin e Jetës arriti në 41,966 duke shënuar një uje në masën 2.85% krahasuar me me periudhën janar – maj të vitit 2014.
Gjatë periudhës janar – maj 2015, janë paguar gjithsej 1,246,657 mijë lekë dëme ose 19.12% më shumë krahasuar me me periudhën janar – maj 2014.
Numri i dëmeve të paguara në periudhën janar – maj 2015 është rritur me 1,618 dhe arriti shifrën 12,264 nga të cilat 11,958 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 306 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.