Më poshtë do të lexoni 5 prej pengesave kryesore të cilat nuk ju lënë që të avanconi në karrierën tuaj, dhe mbi të gjitha në rast se doni ta ndryshoni atë:
1. Përqendorhuni në pikat tuaja të dobëta
Jo më kot kjo pikë u rendit e para. Nëse doni të ndryshoni karrierë përveç pikave tuaja të forta ju duhet që të përqendroheni edhe në pikat tuaja të dobëta dhe t’i ktheni ato në pika të forta. Vetëm në këtë mënyrë ju do të jeni të pajisur mjaft mirë për të përballuar çdo sfidë me të cilën do të përballeni në rast se vendosni të ndryshoni karrierë.
2. Të mos dini se çfarë kërkoni
Të doni të ndryshoni karrierë por të mos dini se çfarë kërkoni është një prej pengesave më të mëdha me të cilat ju do të përballeni. Nëse ju nuk dini se çfarë kërkoni, atëherë krijojini vetes një mundësi për të provuar të gjitha ato gjëra ndaj të cilave ju keni interes dhe në fund zgjidhni atë që është më e mira për ju.
3. Mungesë informacioni
Pjesa më e madhe e atyre që duan të ndryshojnë karrierën e tyre nuk kanë informacionin mbi të gjitha profesionet që mund të ekzistojnë, prandaj përpara se të vendosni të ndryshoni karrierë ju duhet të bëni të gjitha kërkimet e duhura në mënyrë të tillë që të bëni zgjedhjen e duhur.
4. Paratë, një prej problemeve më të rëndësishme
Përpara së të merrni vendimin për të ndryshuar karrierën tuaj, ju duhet të keni mjaftueshëm kursime, nuk duhet të keni borxhe, në mënyrë të tillë që të përballoni jetën gjatë ditëve, javëve apo muajve që do të kërkoni për të bërë ndryshimin në jetën tuaj. E thënë me fjalë të tjera, ju duhet të jeni në pozita të forta financiare për të bërë këtë ndryshim kaq të rëndësishëm.
5. Trauma të pakaluara
Problemet e ndryshme që ju mund të keni kaluar në punën tuaj të mëparshme kanë një ndikim shumë të lartë në të gjithë ecurinë tuaj të mëtejshme profesionale, sidomos nëse nuk diskutohen dhe nuk i jepet një zgjidhje, Ndryshimin e karrierës suaj konsiderojeni si një proces shërimi dhe nëse nuk arrini t’ia dilni vetë kërkoni ndihmën e një terapisti.
Burimi: The Enterpreneur