Menaxherët e punësimit e dinë se duke i bërë pyetjen e duhur kandidatit është çelësi kyc për të nxjerrë informacion kështu që mund të identifikojnë nëse ky person është ai që i përshtatet apo jo kulturës së organizatës së tyre.
Ju si punëkërkues kush mendoni se do të jetë informacioni më i rëndësishëm, që mund ti jepni intervistuesit, rreth vetes dhe përvojaës juaj?
Mos i lejoni këto 5 pyetje të intervistës t’ju ‘kapin në gabim’:
1. Kush janë aftësitë që ju mungojnë? Intervistuesi po përpiqet të gjejë nëse keni boshllëqe në nivelin e njohurive dhe ekspertizës, dhe nëse po, si e artikuloni këtë.
Këshillë: Ju nuk dëshironi ti përgjigjeni një pyetje kaq kritike rreth vetes. Mundohuni të poziciononi përgjigjen tuaj sa më pozitivisht, duke e prekur boshllëkun e aftësive pasuar nga një shembull se si po punoni të zhvilloheni më shumë në këtë drejtim.
2. Sa kohë jeni të gatshëm të dështoni në këtë punë para se të keni sukses? Kjo pyetje përdoret shpesh për të parë se si reagon një ekzekutiv. Intervistuesi ka të ngjarë të mos ketë një përgjigje specifike në mendje.
Këshillë: Mundohuni të jeni pozitiv dhe disi agresivë në përgjigjen tuaj. Për shembull: Unë jam i gatshëm të bëjë cdo gjë për aq kohë sa duhet që të prek rezultatet. (Kjo tregon se ju keni durim dhe jeni të angazhuar.) Ose, unë planifikoj të dështojë sa më shpejt të jetë e mundur kështu që të mund të mësojë nga gabimet e mia dhe të ecë përpara. (Kjo tregon se ju jeni i paduruar, agresivë dhe se nuk keni frikë nga dështimi-dicka që shumë kompani e vlerësojnë.) Shmangni përgjigje të tilla si: Nuk e di; Të shoh; si mendoni ju?
3. Çfarë do më thonte shefi juaj, me të cilin ju keni pasur divergjenca, në lidhje me ju? Kjo pyetje teston ndërgjegjen për veten tuaj dhe se si ju flisni për dobësitë nga perspektiva e dikujt tjetër.
Këshillë: 3-pika ‘qasje’: sigurouhuni të jeni pozitiv në lidhje me marrëdhëniet tuaja të punës, i ndershëm në lidhje me kufijtë tuaj, dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me atë që keni mësuar. Mos tregoni me gisht bosin e bezdisshëm sado e tmerrshme që të ketë qënë situata. Ruani dinjitetin, dhe dhe do fitoni respektin.
4. Më thoni se çfarë keni ndjerë se ishte e padrejtë në pozicionin tuaj të fundit. Rekrutuesit dhe menaxherët e punësimit e dinë se, ka momente, që situatat janë të padrejta apo paragjykuese. Kur ju pyesin rreth kësaj, ata po kërkojnë të kuptojnë mënyrën se si ju e këni trajtuar një situatë të tillë.
Këshillë: Përshkruani situatën e padrejtë në mënyrë që ata të dinë kontekstin dhe pastaj zhvendosuni drejt hapave proaktive që keni ndërmarrë mori për të zgjidhur çështjen.
5. Kush eshte gjeja qe ju ben te ndiheni më krenar në karrierën tuaj? Mos hezitoni kur të përgjigjeni. Ju duhet ta njihni veten dhe se çfarë keni arritur gjatë jetës e karrierës tuaj më mirë se kushdo.
Këshillë: Përgatisni disa përgjigjeve një pyetje si kjo kështu që ju mund të vini në dukje arritjet që përputhen më mirë me pikat e forta që kompania po kërkon. Përshkruani se cfarë ndikimi patën në kompani rezultatet e arritjes suaj, pengesat që iu është dashur të kapërcyeni etj,. Dhe ju jeni krenar sepse…arritët të përmbushnit një objektiv personal apo cfarëdo që nënkuptonte për ju.