71 raste pozitive me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit, ndërsa vijon të rritet numri i shtrimeve për personat që kanë nevojë për trajtim spitalor.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 raste në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz dhe nga 1 rast në Mirditë, Lezhë dhe Kukës.
Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 78 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 jane te intubuar”.
Në 24 orët e fundit është shënuar një tjetër viktimë, duke e çuar numrin në total të humbjeve të jetës në 44.
“Një 62 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i intubuar”.
Listës të të shëruarve i janë shtuar edhe 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.