Në periudhën qershor-gusht aeroportet e Stambollit kanë mirëpritur 28 milionë e 728 mijë e 812 pasagjerë.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Administrimit të Aeroporteve Shtetërore (DHMI) numri i udhëtarëve që kanë përdorur aeroportet e Stambollit dhe numri i fluturimeve të realizuara në këto aeroporte e kanë kaluar periudhën e verës së vitit të kaluar.
Vitin e kaluar gjatë periudhës së qershori, korrikut dhe gushtit në aeroportin “Ataturk” (AHL) u mirëpritën 18 milionë e 822 mijë e 286 pasagjerë.
Në të njëjtën periudhë në Aeroportin Ndërkombëtar “Sabiha Gokçen” u mirëpritën 9 milionë e 468 mijë e 936 pasagjerë.
Verën e kaluar në dy aeroportet në shërbim në Stamboll udhëtuan 28 milionë e 291 mijë e 22 pasagjerë.
/TRT TURKEY