Rregullatori i Komunikimit Italian AGCOM, mund të imponojë detyrime të reja rregullatore për “shërbimet e komunikimit të konsumatorëve”, të tilla si WhatsApp, Telegram e Viber dhe t’i kërkojë atyre që të paguajnë për të përdorur rrjetin telefonik, raporton La Repubblica.
Vëzhguesi AGCOM po planifikon të propozojë një “detyrim për të negociuar” me kompanitë e telekomunikacionit, si dhe një kërkesë për të respektuar ligjet italiane të privatësisë, thuhet në raport.
Pagesa e propozuar ndaj operatorëve duhet të jetë “e barabartë, proporcionale dhe jodiskriminuese”, si dhe do të shërbejë si kompensim për shumat që kompanitë e telekomunikacionit kanë investuar në ndërtimin e rrjeteve të tyre, ashtu sikurse edhe për numrat e telefonit të përdorura nga aplikacionet e tilla të mesazheve, për shërbimet e tyre.
Nga ana tjetër, ofruesit e aplikacioneve mund të lejohen të tarifojnë konsumatorët për shërbimet me vlerë të shtuar, thuhet në raport, duke cituar një studim nga komisioneri i AGCOM, Antonio Prieto.
Këto propozime vijnë pas një konsultimi publik nisur vitin e kaluar, e cila vuri në pikëpyetje nëse “Prodhuesit / ofruesit e aplikacioneve sociale e paguajnë mbajtësin e infrastrukturave dhe regjistrimin, për përdorimin e burimeve të tyre dhe nëse po, si?”.
Rregullatori gjithashtu ngriti pyetjen nëse shërbimet e ofruara nga aplikacionet sociale mund të konsiderohen të këmbyeshme me shërbimet e ofruara nga
Aplikacionet e mesazheve të çastit përdoren aktualisht nga rreth 48.7 milion italianë, 70 për qind prej të cilëve që kontrollojnë llogaritë e tyre brenda gjysmë ore pasi zgjohen dhe 63 për qind, gjysmë ore para se të shkojnë për të fjetur. Përdorimi i SMS dhe telefonatave janë duke rënë ndjeshëm si rezultat i popullaritetit të aplikacioneve, thuhet në raport.