Sikurse është berë e njohur, përpara përfundimit të transaksionit, Credit Agricole S.A. do të rikapitalizoje banken ne nje shume prej 2.85 miliardë euro duke injektuar edhe nje shume prej 0.5 miliardë euro përveç injektimit të shumës prej 2.3 miliardë euro, që është berë në Korrik 2012. Gjithashtu, Credit Agricole S.A. do të nënshkruajë një obligacion të konvertueshëm në vlerën prej 150 milion euro të emetuar nga Alpha Bank, që sipas zgjedhjes së Credit Agricole S.A., mund të konvertohet në aksione të zakonshme të Alpha Bank, sipas kushteve dhe afateve të caktuara në marrëveshjen për emetimin e obligacionit.
Alpha Bank do të blejë të gjithë kapitalin aksionar të Emporiki Bank kundrejt një shume simbolike, në përputhje me kushtet dhe afatet e përcaktuara nga Fondi Grek i Stabilitetit Financiar. Transaksioni do te rezultoje për grupin e kombinuar në një rikapitalizim të pastër në shumën prej 3 milliardë euro dhe kontribuon në planin e kapitalizimit të vetë Alpha Bank.
Alpha Bank do të vazhdojë me integrimin dhe përfundimin e ristrukturimit të Emporiki Bank, ndërmarrë nga Credit Agricole S.A që nga blerja në vitin 2006. Integrimi pritet të sjellë përfitime financiare thelbësore, duke përfshirë ndërmjet të tjerave, perfitime nga sinergjia e shpenzimeve operative, që vlerësohen në 150 milione në vit.
Transaksioni përfaqëson një hap të rëndësishëm në strukturimin e sektorit bankar grek, ku Alpha Bank dhe Emporiki Bank së bashku do të kenë një pjesë tregu prej 19% të depozitave në Greqi dhe 25% në kreditim, si dhe pjesën me të madhe për huatë hipotekare dhe kreditë për kompanitë. Shuma totale e parashikuar e aktiveve në Mars 31, 2012 do të jetë 78 miliardë euro.