Amazon, Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë në 40 vitet e fundit

18/07/2018 2:50 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Jeff Bezos është njeriu më i pasur në historinë moderne. Lajmi vjen pikërisht në Prime Day, dita kur Amazon shet më shumë se në gjithë vitin, pra duhet të besojmë se nesër do të jetë edhe më i pasur.

Në bazë të Bloomberg Billionaires Index, sot Bezos vlen 150 miliardë dollarë, rreth 55 miliardë dollarë më shumë se Bill Gates, njeriu i dytë më i pasur në botë.

Bezos ia ka kaluar Gates edhe nëse kjo llogaritet duke marrë parasysh inflacionin, Gates vlente 100 miliardë dollarë në vitin 1999, në kulmin e flluskës dot-com, që sot vlejnë 149 miliardë dollarë. Me 150 miliardët e tij, sot Bezos është njeriu më i pasur në botë që nga viti 1982, ose ndryshe kur ‘Forbes’ publikoi klasifikimin e parë të miliarderëve.

Vitin e kaluar, një raport i Oxfam International tregoi se më shumë se 80 për qind e fitimeve është në duart e 1 për qind të popullsisë botërore. Sipas Indeksit të Bloomberg, pas Bezos dhe Gates (me një pasuri prej 95 miliardë dollarësh) është Warren Buffet me 83 miliardë dollarë.

Gates do të kishte sot një vlerë neto më shumë se 150 miliardë dollarë nëse do të kishte mbajtur për vete të gjitha fitimet, të cilat i ka dhënë në një pjesë të madhe Fondacionit Bill & Melinda Gates Foundation. Nga viti 1996 e deri më sot i ka dhuruar thuajse 700 milionë aksione Microsoft dhe 2,9 miliardë dollarë para dhe aktivitete të tjera.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of